RCCOLA

Thirrja amerikane, alarm për drejtësinë kosovare

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, për të reformuar e për të forcuar gjyqësorin dhe kësisoj për t’u hapur, veç tjerash, rrugën edhe investimeve të huaja në Kosovë, nga analistët dhe ekspertët e kësaj fushe po shihet si një sinjal i qartë dhe shumë sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës dhe përfundimisht të ketë rend e ligj në këtë vend, ku respektohet e drejta dhe sundimi i ligjit.

Kosova po i humb investimet për shkak të pasigurisë ligjore

Thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, David Pressman, për të reformuar e për të forcuar gjyqësorin dhe kësisoj për t’u hapur, veç tjerash, rrugën edhe investimeve të huaja në Kosovë, nga analistët dhe ekspertët e kësaj fushe po shihet si një sinjal i qartë dhe shumë sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës dhe përfundimisht të ketë rend e ligj në këtë vend, ku respektohet e drejta dhe sundimi i ligjit.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo thirrje duhet të merret si një alarm që po bie mbi drejtësinë dhe përgjithë- sisht Kosovën. Tutje, Dibrani thotë se askush nuk do të vijë për të investuar në Kosovë pa pasur sistemin e drejtë- sisë të reformuar, pa pasur siguri në këtë aspekt në vendin tonë, por edhe shoqëria jonë pa e kuptuar esencën e demokracisë, që pa një ndryshim rrënjësor nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim.”Së këndejmi, të gjithë faktorët relevantë, që merren me Kosovën, e kanë kuptuar demagogjinë shterpe dhe pabesinë e udhëheqjes politike në Kosovë, e cila ndryshe mendon dhe ndryshe premton e krejtësisht ndryshe vepron duke krijuar trilogjinë e konceptit demagogjik nga e cila pikëpamje udhëhiqet sot Kosova”, theksoi ai.

Mafia oligarkike e shtriu pushtetin

Sipas Dibranit, edhe pse sistemi i drejtësisë është bërë pengesë e zhvillimit dhe reformimit të vendit, vullneti për t’u ndryshuar nuk ekziston, qoftë për mungesë të profesionalizmit apo thjesht për shkak të implikimit të mundshëm në afera korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, shantazhe këto nga të cilat nuk dilet kollaj. “Drejtësia në Kosovë është bërë kaq problem i madh sa nuk bëhet më, dhe për më keq as nuk ka gjasa për një reformim substancial pa të cilin nuk do të vijnë investitorë seriozë dhe sigurisht me këtë avaz do të dështojnë të gjitha institucionet e vendit, sepse nuk quhen reforma ndryshimet kozmetike vetëm “sa për sy e faqe””, ka vijuar më tej ai.

Eco Higjiena

Dibrani shton se sigurisht që grupet e interesit dhe mafia e oligarkëve politikë i ka futur duart thellë në sistemin e drejtësisë, përmes të cilit janë duke e kontrolluar jetën e gjithmbarshme në tërë Kosovën, prandaj, siç tha, tani për tani nuk ka gjasa që të dalë një prokuror i zoti për t’u bërë hero i drejtësisë dhe që do të ketë guxim për të luftuar krimin dhe korrupsionin në këtë vend, i cili është bërë kancer për demokracinë e brishtë kosovare. “Pra, mendoj se pa një reformim të përgjithshëm të shoqërisë tonë as nuk do të ketë zhvillim dhe as përparim, dhe për rrjedhojë nuk do të ketë siguri dhe as perspektive për të ardhmen, sepse asnjë vend i zhvilluar nuk ka përparuar me një drejtësi të kalbur dhe me një korrupsion masiv, ashtu siç supozohet se është futur sistemi i drejtësisë në Kosovë”, theksoi ai.

Pa rend dhe ligj nuk ka shtet

Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se thirrja e para dy ditëve e përfaqësuesit amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-se për të forcuar gjyqësorin dhe për t’u hapur kështu rrugë investimeve të huaja duhet të jetë sinjal i qartë dhe shume sinjifikativ për institucionet tona të drejtësisë, në mënyrë që të fuqizohet shteti i së drejtës, dhe përfundimisht të ketë rend dhe ligj në këtë vend. “Thirrja e përfaqësuesit amerikan në KS të OKBse për institucionet e drejtësisë në Kosovë është edhe tregues për këto institucione që sa më seriozisht duhet të fuqizohet shteti i së drejtës, mbase dhe me reforma substanciale në tërë sistemin e drejtësisë dhe kjo duhet parë si detyrim dhe domosdoshmëri nga njerëzit e sistemit. Ndërkaq, mosfunksionimi i shtetit ligjor për kaq kohë ka bërë që të ketë pasoja edhe në sferën ekonomike të vendit dhe kështu duke ua mbyllur derën investimeve të huaja, ngase pa shtet të fortë ligjor as investitorët e huaj nuk vijnë për të investuar në një shtet ku nuk ka rend juridik dhe ku nuk respektohet e drejta dhe ligji’, potencoi ai. Sipas Kelmendit, në sistemin e drejtësisë është përfundimisht e pashmangshme një reformë e mirëfilltë në mënyrë që në sistemin e drejtësisë të ketë njerëz kredibilë, e që me forcën e ligjit dhe të drejtës ta kenë guximin dhe kurajën profesionale që edhe t’i dërgojnë prapa grilave edhe njerëzit e pushtetshëm, e që kanë rënë ndesh me të drejtën dhe ligjin.

Pasiguria juridike po tremb investitorët

Njohësi i çështjeve juridik dhe politike, Mazllum Baraliu mendon se është indikative deklarata e përfaqë- suesit të SHBA-së. “Rendi dhe rregulli, sundimi i ligjit, shteti i së drejtës janë kategori imperative dhe është evidente që pa sundimin e ligjit, shtetit të së drejtës, me fjalë të tjera pa stabilizimin e sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë në përgjithësi, institucional, pra nuk mund jo vetëm rend, qetësi e paqe dhe rregull, por as zhvillim ekonomik e as investime të huaja, qoftë direkte apo indirekte, për arsye se thjesht krahas problemeve infrastrukturore çështja e sigurisë kapitale, sigurisë së investimeve dhe respektimit të ligjit në rast të kontesteve që mund t’i kenë investitorët e huaj është çështje primare dhe prandaj ne kemi rënie investimesh në vend që të kemi rritje të tyre”, theksoi ai. “Për çdo vit, fatkeqësisht, kemi rënie për arsye se nuk është ambienti dhe atmosfera e të bërit biznes adekuat, dhe nuk ka siguri dhe as sundim të ligjit. Prandaj, vërejtjet dhe sugjerimet e tilla duhet marrë seriozisht dhe me dashamirësi, pra të mirëqena nga institucionet tona për të investuar shumë më tepër në avancimin e pushtetit dhe të sistemit gjyqësor e të drejtësisë”, u shpreh më tutje Baraliu./kosova sot/