HW

”Thimi Mitko” edhe një herë kampione në Olimpiadën e Kimisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të shtunën janë shpallur rezultatet e olimpiadës së kimisë në nivel kombëtar të organizuara nga kolegji Mehmet Akif në bashkëpunim me MASHT-in. Sipas rezultateve të shpallura, dhe në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, kampione e kësaj olimpiade shpallet Elsa Kçiku nxënëse e klasës Vlll-të të SHFMU “Thimi Mitko”.

Po ashtu vendin e lll-të në këtë olimpiadë e zë nxënësja e kësaj shkolle Andolena Veseli e cila së bashku me Elsa Kçikun fitojnë bursën 100%.

Po ashtu vlen të theksohet se në mes të 15 nxënësve më të mire të kësaj olimpiade të cilët fitojnë edhe bursa, shkolla Thimi Mitko i fiton 5 vende siç janë edhe Esra Ajeti, Rrezarta Ramadani dhe Melike Shaqiri dhe ky mund të konsiderohet si një rezultat i jashtëzakonshëm.

UBT

Kujtojmë se SHFMU ”Thimi Mitko” me drejtoreshën Sevdije Sadiku po arrijnë rezultate të larta edhe në fushat tjera.

Kurse, sa i përket lëndës së kimisë, kjo shkollë mbanë primatin në nivel të Kosovës, dhe kjo mund të konsiderohet dhe vlerësohet si meritë edhe e profesoreshës së kimisë pranë kësaj shkolle Merlinda Daku.

Profesoresha Daku suksese të mëdha ka arritur edhe vitet e kaluara duke arritur që nxënësit e saj vazhdimisht të arrijnë së paku një nga tri vendet e para të këtyre garave kombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.