UBT

Thijs Reuten: Formojeni qeverinë që t’ju ndihmojmë për anëtarësim në BE dhe KiE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova po vazhdon të funksionojë me qeveri në detyrë që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit të sivjetmë. Kjo po shihet si e dëmshme nga deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i cili, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, tha se Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike.

Sipas tij, “kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e qeverisë”.

“Sikurse e kam thënë disa herë më parë, mendoj se një vend së pari duhet ta shohë interesin e vet. Dhe Kosova është përgjegjëse për situatën e brendshme politike dhe po, patjetër, kur nuk keni ende një qeveri pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe sa më shumë që kjo të zgjasë, do t’u japë njerëzve poashtu arsye për të kërkuar formimin e Qeverisë”, u shpreh Reuten.

Uji Dea

Ai tha se ka besim të plotë se zyrtarët në Kosovë do ta gjejnë një zgjidhje, dhe se kjo “do të ndodh së shpejti sepse është e nevojshme”.

“U mbetet politikanëve të bëjnë çfarë kanë në dorë në bazë të mandatit, dhe është e rëndësishme që të keni sa më shpejt qeverinë për ta zgjidhur situatën sepse atëherë ne si Parlament Evropian mund të fillojmë ta mbështesim sërish Kosovën në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe poashtu për heqjen e atyre sanksioneve qesharake që akoma janë në fuqi karshi Kosovës, e poashtu edhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.“Kështu që jam i përkushtuar të punoj sërish për Kosovën por duhet të ketë qeveri dhe mendoj se është koha për ta zgjidhur këtë situatë”, deklaroi Thijs Reuten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.