UBT

Thesari amerikan do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij Institucioni Larry McDonald, ku diskutuan për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, njofton MF përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoi McDonald, për progresin që e ka bërë Kosova në rrugën e vetë të zhvillimit, për stabilitetin makro fiskal, për detyrat të cilat i kemi para nesh për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë.

Ai gjithashtu e njoftoj McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i kemi përpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për ti adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ruajtjen e stabiletit makro fiskal.

Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh i lumtur që Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës.

RCCOLA

McDonald nga ana e tij u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza që po e zhvillon në Ëashington, e përgëzoj Ministrin Hamza për arritjet e tij duke filluar nga rritja më e madhe ekonomike në rajon që udhëheq Kosova, stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik.

Po ashtu McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, si dhe premtoj se Thesari Amerikan do të vazhdojë me mbështetje edhe në të ardhmen.

Ministri Bedri Hamza gjatë qëndrimit në Ëashington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore z.Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së z. Toa Zhang