Thërret Gollaku e thërret Malësia
Thërret Gollaku e thërret Malësia – Që t’ na del ndihmë Qeveria ! T’ hapë kufirin te Kapia – T’ shkoj t’i shoh trojet e mia !
Nga Malësia e Kamenicës –
Të kalojmë n’ Kapi të Sfircës !
T’ shkojmë luginë të Jabllanicës –
T’ shohim vëllezërit e Llapashticës !…
Atje poshtë ku është Sjarina –
T’ shkojmë t’i shohim do kushërina !
Nën Gejzer të bëjmë freskim –
N’ Banjë t’ Sjarinës t’ gjejmë shërim !
Atje lartë ku është Tupalla –
T’ shkojmë t’i shohim nipa e halla !
Edhe atje n’ fshatin Kapit –
T’ shkojmë ta shohim axhën Sabit !
N’ Ramabajë e n’ Starabajë –
Kem do teze , kem do dajë …
T’ shkojmë me i pa se kemi mall –
Nuk e dimë a janë të gjallë ?!
T’ shohim Stubllën dhe Medvegjën –
Ku na e mbyti kali Rexhën !
T’ shohim fshatrat e shqiptarëve –
Ku i kem lanë varret e t’ parëve !…
Mbasi mirë ta shuajmë merakun –
Prapë në sy marrim Gollakun !
Lusim Zotin me fuqi –
Kurrë n’ mes nesh t’ mos ketë kufi !
Gjilan, më 17.07.2014. Demir Krasniqi


