United Hospital

Theret me thikë shqiptari në Itali, vdes rrugës për në spital

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ai u vra me një thikë të ngulur thellë në gjoks. Për të, ekipi i shpëtimit ishte i panevojshëm, pasi edhe pse u transportua me ambulancë, mbërriti i vdekur mbrëmë në poliklinikën Tor Vergata.

Kështu shkruajnë mediet italiane për Mikel Leskaj, një shqiptar 28-vjeçar që u plagos për vdekje në Mantegna, Zagarolo. Policia nisi menjëherë punën për të hetuar vrasjen, e cila duket një mister i vërtetë. Të paktën tani për tani, nuk ka asnjë të dhënë se përse ai ishte në komunën Castelli.

I riu shqiptar ishte banor në Pistoia dhe natën e fundit ka lënë qytetin në Toskanë për të arritur në Bari, ku ai do të nisej më pas për në Shqipëri. Por përse shkoi më pas në Zagarolo?

FIDANISHTJA

Më shumë gjasa, sipas policisë, është që të kishte lënë një takim me dikë, ndoshta me vrasësin e tij. Pista e parë është shtrirë pikërisht në këtë drejtim, i riu mund të ketë pasur probleme ose mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë trafik. Por tani për tani kjo është vetëm një nga shumë hipoteza që kanë ngritur hetuesit, shkruan shekulli.

Ajo që dha alarmin për vrasjen e djalit, ishte e motra e tij, e cila kishte marrë një telefonatë nga vëllai për t’i kërkuar ndihmën e saj. Një kalimtar gjithashtu e kishte parë shqiptarin të ulur në një makinë, të gjakosur dhe pak të vetëdijshëm. Policia është duke kërkuar mes kamerave në zonën ku u vra shqiptari. Deri tani, policia ka në dorë vetëm një krim, pa asnjë motiv, ku vrasësi me sa duket ka avulluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.