Theret me thikë gjilanasi
Gjilan – Në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan një mashkull shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi gjatë një rrahje është therur me thikë në krahun e majtë nga i dyshuari shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.
Policia është duke hetuar këtë rast./rajonipress/


