Fundamenti

Theret me thikë Armend Agaj, në arrati Burim Shurdhani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në restorantin “Rolex” në Bresalc ka ndodhur një mosmarrëveshje ku lëndime të rënda trupore nga goditjet e thikës ka pësuar Armend Agaj (1981) nga Gjilani derisa i dyshuari Burim Shurdhani ndodhet ende në arrati tha për rajonipress Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale në Gjilan.

Policia e Kosovës në raportin e saj zyrtarë ka njoftuar se një i dyshuar mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur disa herë me thikë viktimën mashkull shqiptar.

Viktima sipas policisë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Uji Dea

I kontaktuar nga rajonipress Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale tha se mosmarrëveshja ka ndodhur në restorant “Rolex” në Bresalc.

Sipas Oruqit viktima që është goditur me thikë quhet Armend Agaj (1981) nga Gjilani derisa i dyshuari Burim Shurdhani (1981) i cili ende ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga policia./rajonipress/