Fundamenti

Theren me thika- arrestohen dy gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rasti ka ndodhur në rrugën ”15 Qershori”në Gjilan ku gjatë një rrahje ku ishin të involvuar tre persona me ç`rast kanë përdorur edhe armë të mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit tha Ismet Hashani zëdhënës rajonal i policisë.

Nga Qendra e Emergjencës, policia në Gjilan është njoftuar për dy persona të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pran kësaj qendre.

Sipas Ismet Hashanit rasti ka ndodhur në rrugën ”15 Qershori”, gjatë një rrahje ku ishin të involvuar tre persona me ç`rast kanë përdorur edhe armë të mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Njëri nga të dyshuarit kishte pësuar lëndime të lehta në pjesën e kokës, i cili pas ndihmës mjekësore lirohet nga Spitali i Gjilanit, ndërkaq viktima K. M. kishte marrë lëndime të rënda dhe është transferuar për në QKUK në Prishtinë.

Eco Higjiena

Në mbështetje të hetimit preliminar mësohet se incidenti ka ndodhur për shkak të motivit të ulët.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë siguruar prova materiale që kanë lidhje direkt me figurën e veprës penale të lartshënuar.

Pas arrestimit të dyshuarit të parë A. A. (1988) nga ana e patrullës policore-Stacioni Policor Gjilan, janë ndërmarr masa në identifikim/lokalizim e të dyshuarit të dytë i cili po ashtu është arrestuar nga ana e hetuesisë.

Në lidhje me të gjitha veprimet e ndërmarra, deri në këtë fazë të hetimeve, është njoftuar Prokurori në Gjilan dhe i njëjti ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy të dyshuarve A. A. (1988) si dhe K. A. (1994), në afat prej 48 orësh./rajonipress/