United Hospital

Thera e vendit tim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kam pa gjithfarë metropoli, Në Lindje e n’ Perëndim – Por , ma e bukura lule m’doli, Ajo thera e vendit tim! Thera e vendit tim,

Ndonëse nuk ka erë –
M’ pret me ledhatim
Dhe kurrë nuk më therë !
Në mes të çdo metropoli ,
Pash shumë vila e pallat’ –
Por, ma e bukura vilë më doli

Shpija ime atje n’ shpat !
Shpija e shpatit tim
Më sjell lumturi !
Ajo m’ sjell shpëtim ,
Jetë e dashuri !
N’ botë kam pa shumë gjana t’ hijshme ,
Kah nxehë diell e kah nxehë hënë –
Por, askund bukë ma të shijshme

Se n’ vend tim, unë, nuk kam ngrënë !
Buka e tokës sime ,
Kurdoherë më nginë !
Ajo jetës sime ,
Ia shton gjallërinë !
I shëtita malet, bjeshkët ,
I pashë gurrat plot freski –
Por, askund ujë ma të freskët

United Hospital

Se n’ vend tim , unë, nuk kam pi !
Uji i tokës sime –
Damarët mi mbush gjak !
Rrjedh nga shumë burime –
Kudo në Gollak !
Sodita qiellin e kaltër ,
Si fëmija duke klithë –

Por, askund ajër ma të pastër
Se n’ vend tim , unë, nuk kam thithë !
Ajri i vendit tim
Me valë të gjithësisë –
Seç më mbush frymëzim
T’i këndoj Malësisë !

Demir Krasniqi, Gjilan, më 10.05.2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.