Eko Higjiena

Themelohet Shoqata Kulturore “Dituria” në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bujanoc – Shoqata Kulturore”Dituria” me rastin e promovimit të degës së saj dhe të hapjes së zyrës së kësaj shoqate edhe në Bujanoc, për kryetar të saj është zgjedhë, Selim Zeqiri, njofton “Presheva jonë”.

Shoqata Kulturore ”Dituria” me rastin e promovimit të degës së saj dhe të hapjes së zyrës së kësaj shoqate, ka shtruar një iftar për Muajin e Begatë të Ramazanit tek hotel “Rozafa”, ndërsa kryetar i degës së Shoqatës Kulturore” në Bujanoc, është zgjedhë, Selim Zeqiri.

Në këtë iftar solemn, në prezencë të shumë të rinjve, studentësh, drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme, udhëheqës institucionesh lokale e fetare në Luginë, drejtori i SHK “Dituria”, Nexhmedin Ademi, nga Presheva, pasi falënderoi pjesëmarrësit prezent, theksoi se me këtë iftar në mënyrë zyrtare, pas Preshevës, po fillon punën edhe dega e kësaj shoqate në Bujanoc.

KKVITI

Ndërkaq, prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka theksuar se me kënaqësi ka zgjedhë për të qenë në mesin e të ftuarve. Mustafa, me këtë rast ka thënë edhe se duhet të ndjemi krenarë se jemi shqiptarë dhe se i përkasim besimit Islam. “Ruajtja e identitetit është vlerë e njerëzimit”, ka thënë Mustafa.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i degës së Shoqatës Kulturore”Dituria” , në Bujanoc, Selim Zeqiri, i cili u zotua në realizimin e premtimeve për vazhdimin e misionit të nisur me shoqatën kulturore, e cila deri më tani kishte zyrën e saj vetëm në Preshevë./Metali Krasniqi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.