UBT

Themelohet grupi punues për ndryshimin e gjendjes së komunitetit rom

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Grupi punues për Komunitetin rom, i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, me një përbërje të institucioneve të ndryshme komunale, që udhëhiqet nga nënkryetari Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e parë dhe ka vlerësuar të rëndësishme nevojën e intervenimit të menjëhershëm në dy lagjet ku është I koncentruar komuniteti rome në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli, ka thënë se kjo trupë e përbërë nga udhëheqësit e institucioneve të ndryshme në Komunën e Gjilanit, është në funksion të ndryshimit të gjendjes në të cilën ekzistojnë Komuniteti rom.

“Kryetari i Komunës e ka themeluar këtë grup punues me qëllimin e ndryshimit të gjendjes në komunitetin rom, sepse atje ka nevojë të menjëhershme për rrënim të objekteve të cilat janë kërkesë e vet komunitetit, e ekspertëve të sigurisë dhe njëkohësisht preventivë e dukurive negative. Bashkërisht do të vlerësojmë të gjitha kërkesat që vijnë për këto dy lagje, sepse atje do të punojmë në infrastrukturë, rrugë, ndriçim dhe trotuare, por edhe infrastrukturë tjetër. Kryetari Haziri është zotuar për ndërtimin e dy shtëpive gjatë të ardhmes për këtë komunitet, por njëkohësisht edhe trajtimin e kërkesave të tjera”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Uji Dea

Edhe përfaqësuesit e tjerë kanë ofruar bashkëpunimin e tyre të plotë për ndryshimin e gjendjes së rëndë që është në këtë lagje.

Për ndryshe, Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë hapat e parë, që në këto lagje të rrënohen objektet që janë të pabanueshme dhe të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.