Mobi Casa

Themelohet Grupi Kundër Abuzimit me substanca narkotike në shkolla

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan (DKA) mbetet e vendosur për të parandaluar abuzimet me substanca narkotike në hapësirat shkollore, duke e bërë këtë përmes programeve që kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve për pasojat që mund të shkaktojë në jetën e tyre përdorimi i drogave dhe dukuritë tjera negative.

Në këtë funksion, të hënën, Drejtoria Komunale e Arsimit ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Policinë e Kosovës, Qendrën e Shëndetit Mendor, Qendrën për Punë Sociale, Këshillin e Prindërve si dhe Këshillin e Nxënësve, për themelimin e Grupit kundër abuzimit me substanca narkotike në shkolla.

Shqipe Kastrati-Haziri, psikologe në Drejtorinë e Arsimit, ka thënë se DKA ka hartuar një plan dinamik të punës për periudhën kohore 2014-2018, ku janë paraparë edhe detyrat konkrete që do të realizohen kudër abuzimit me narkotikë dhe dukuri tjera negative në ambientet shkollore.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, tha se ata janë të vendosur për të krijuar një ambient të duhur për mësim cilësor në shkollat tona. Duke e marrë parasysh moshën që kanë fëmijët e shkollave, programet e tilla janë të domosdoshme për t`i vetëdijesuar ata për rrezikun që vjen nga përdorimi i substancave narkotike, ka thënë Musa.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila i ka dhënë mbështetje themelimit të Grupit Kundër Abuzimit me Substanca Narkotike në Shkolla, ka thënë se ne jemi të përkushtuar që t`i edukojmë sa më mirë brezat e rinj, të cilët nesër do të jenë kuadro të vlefshme për vendin e tyre.

UBT

Përkrahje këtij grupi i ka dhënë edhe policia. Elmina Mahmuti, komandante regjionale e PK-së në Gjilan, ka thënë se rinia është pjesa më e atakuar nga substancat narkotike. Të rinjve duhet t`iu bëhet me dije se nuk guxojnë të eksperimentojnë me narkotikë në asnjë mënyrë, sepse rreziku është i madh, ka thënë Mahmuti.

Ndërkaq, Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor, tha se policia është në fazën e zbatimit të një plani operativ, që ka për qëllimin krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënës, duke premtuar bashkëpunim të plotë edhe në programin e DKA-së.

Mursel Zymberi nga Qendra për Punë Sociale, ka thënë se puna ekipore sjellë rezultate më të mira dhe ka kërkuar nga qytetarët që t`i paraqesin rastet e abuzimit me narkotikë, sepse institucionet kanë madhësi më të mëdha për trajtimin e tyre.

Kurse mjeku Afrim Cana tha se me këtë problematikë duhet të merremi seriozisht dhe kërkoi që programi të jetë sa më i përshtatshëm me karakteristikat e këtij regjioni.

Përkrahje këtij programi i kanë dhënë edhe përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve, Ali Arifi si dhe ai i Këshillit të Nxënësve, Drilon Milazimi. Përveç programit për parandalim, është i nevojshëm edhe një program për trajtimin e rasteve të identifikuara, ka thënë Arifi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.