Uji Dea

Themelohen pesë komitete komunale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka themeluar të hënën pesë komitete, me ç`rast ka zgjedhur edhe kryesuesit dhe zëvendës kryesit e këtyre trupave komunale.

Kështu, kryesues i Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, është zgjedhur Fitim Guda (LDK), ndërsa z/kryesuese – Vjollca Matoshi (AKR), te Shërbimet Publike – kryesues është zgjedhur Antigona Kqiku (LDK), kurse z/kryesuese – Isa Abdyli (AAK), te Komiteti për Kulturë, Rini e Sport – kryesues Gentrit Murseli (LDK) e z/kryesues – Festa Shabani (e pa varur), te Planifikimi Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit – kryesues – Leutrim Bllaca (LDK) e z/kryesues – Arianit Sadiku (LVV), te Komiteti për Barazi Gjinore – kryesues – Ajtene Shahiqi (AAK) e z/kryesues – Riad Elezi (LDK).
Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila ka marrë pjesë në mbledhjet konstituive të komiteteve, ka thënë se nesër do të vazhdohet me komitetet për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zhvillim Ekonomik, Arsim, Bashkëpunim Ndërkufitar.

Komitetet janë trupa të rëndësishme të Kuvendit Komunal, të cilat e ndihmojnë vendimmarrjen komunale, duke shqyrtuar e rekomanduar kërkesat e ndryshme të cilat adresohen nga drejtoritë, grupet e qytetarët, shoqëria civile dhe individë të caktuar.

UBT

Ajo ka thënë se është marrë parasysh edhe kriteri gjinor dhe politik në përbërjen e komiteteve, të cilët kanë nga 7 anëtarë, me përjashtim të Komitetit për Politikë dhe Financa, që ka 9 anëtarë.

Mbledhjet e Komiteteve janë të hapura për publikun./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.