Uji Dea

Themelohen edhe katër komitete tjera

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se komitetet si trupa ndihmëse bëjnë punë të rëndësishme në kuadër agjendës së aktiviteteve të Kuvendit Komunal, sipas obligimeve dhe përgjegjësive që ka secili prej tyre në fushat përkatëse.

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka vazhduar me themelimin e komiteteve, trupa këto të cilat e ndihmojnë vendimmarrjen komunale në fushat përkatëse. Kësisoj, të martën janë themeluar Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Komiteti për Zhvillim Ekonomik, Komiteti për Arsim dhe Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar.

Kryesues i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është zgjedhur Blerim Syla (LDK), ndërsa z/kryesuese – Sanije Matoshi (Nisma), kryesues i Komitetit për Zhvillim Ekonomik – Burim Berisha (LDK), z/kryesues – Shadije Rexhepi (LDK), kryesues i Komitetit për Arsim – Faton Bislimi (LDK), z/kryesues – Drita Maliqi (AKR), kryesues i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar – Artan Cani (LDK), z/kryesues – Valmira Arifi (Nisma).

ARKATANA

LVV e PDK, dy subjekte këto që përfaqësohen në Kuvend Komunal me nga 6 mandate, kanë refuzuar të udhëheqin komitete, ndonëse siç ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit, kjo mundësi iu është ofruar edhe atyre.

Përndryshe, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se komitetet si trupa ndihmëse bëjnë punë të rëndësishme në kuadër agjendës së aktiviteteve të Kuvendit Komunal, sipas obligimeve dhe përgjegjësive që ka secili prej tyre në fushat përkatëse.

Dje janë themeluar pesë komitetet e para, ku po ashtu janë zgjedhur kryesuesit dhe z/kryesuesit, ndërkohë që do të vazhdohet me komitetet tjera, deri në përmbylljen e këtij procesi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.