Fundamenti

Themelimi i grupeve për mbikëqyrje, cenim i pavarësisë së BQK-së

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Safet Gërxhaliu – Pavarësia e Bankës Qëndrore i referohet lirisë së saj nga ndikimi i drejtpërdrejtë politik ose qeveritar.

Gjatë viteve 1970 dhe fillim të viteve 1980, ekonomitë kryesore të industrializuara të botës përjetuan periudha me inflacion të lartë. Pas këtyre periudha shumë analistë më të njohur të kohëve tentuan të analizojnë se pse bankat qëndrore i lejuan ato të ndodhnin? Në bazë të krahasimeve komperative të vendeve të ndryshme, shumë hulumtues kanë vënë në dukje se presionet politike ishin arsye kryesore e inflacionit në këto vende. Politikanët e zgjedhur shpesh mund të motivohen nga konsideratat elektorale afatshkurtra, ose mund të vlerësojnë shumë rritjet ekonomike afatshkurtra, ndërkohë që në planin afatgjatë si pasojë e këtyre politikave vijnë pasojat afatgjata inflacioniste dhe luhatjes së stabilitetit financiare në vend. Tendencat e politikanëve të zgjedhur për të shtrembëruar politikat ekonomike mund të rezulton shumë e dëmshme për ekonominë e vendit. Për këtë arësye pavarësia e Bankës qendrore në vend është e rëndësisë jetike për funksionimin të ekonomisë dhe financave në vend. Për të siguruar stabilitetin financiar në një vend, bankat qendrore bashkëkohore janë të ndara nga qeveria dhe ministria e financave të vendit .

Filluar nga 2020 ku pandemia e shkaktuar nga Covid19 bëri që e gjithë bota të përjetojë krizën më të thellë ndonjëherë dhe ende pa dalë nga kjo krizë me pasoja të tmerrshme për njerëzit dhe ekonomitë në gjithë globin, lufta në Ukraine vetëm sa ka bërë që gjendja nga shumë e keqe të kalojë në gjendje të tmerrshme, ku stabiliteti financiar dhe ekonomik edhe në vendet më të zhvilluara janë bërë sfidë shumë e komplikuar, inflacioni gati dy shifror ka shtyrë në shqyrtim skenarët më të këqi të stres testeve të këtyre vendeve për të konsideruar.

Në Kosove në drejtim krejt të kundërt të zhvillimeve në vendet demokratike, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e së e kësaj të mërkure, si pikë të të rendit ditës, ka paraparë edhe Formimin e grupit punues lidhur me ‘mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës’.

Ky paralajmërim për themelimin e këtij grupi do të jetë goditje e rënde per stabilitetin financiare ne vend dhe paraqet shkelje te rende te Kushtetutës së Republikës së Kosovës për BQK-në, e cila e ka të garantuar pavarësinë e saj, ku Neni 140, thotë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës dhe se Qeverisja e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të nominimit të anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës rregullohen me ligjin, cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sot është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në vend, këtë vlerësim e kanë dhënë edhe organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë dhënë nota të larta për institucionin rregullues financiar në vend.

Pra është e rrugës që Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, fare të mos tentojë dhe të krijojë grupe punuese të cilat do të prekin pavarësinë e BQK-së.

Mobi Casa

Tendenca për të kapur BQK-në dhe për të ndërhyrë në proceset e saj, cenon procese të rëndësishme, komplekse që kanë ndjeshmëri për Kosovën, siç është edhe procesi i Arbitrazhit ndërkombëtar të Iute Credit kundër Republikës së Kosovës.

Në vitin 2020 kur bota u përfshi nga Pandemia Covid19 dhe shumë shtete dhe institucione financiare ndërkombëtare u ballafaquan me probleme, ishte BQK-ja që në Kosovë përmes vendimeve të saja, arriti që të ruajë besimin dhe qytetarët e Kosovës, të jenë të sigurtë me mjetet e tyre që i kanë në institucionet bankare në vend.

Pra pavarësia e BQK-së, është kruciale për të ecur tutje dhe të jetë në harmoni edhe me politikat e akterëve financiare në vend.

Po ashtu një problem që shumë shtete e kanë, përshirë edhe vendet e rajonit është problemi i kredive të këqija të cilat në vende e tjera kanë përqindje shumë më të lartë se Kosova. Pra edhe pse pandemi, falë BQK-së, ne kemi arritur të kemi shumë pak kredi jo performuese, të kemi kapitalzim të lartë të likuiditetit në shumë sektor, po ashtu edhe është rritur konkurrenca dhe ku kemi edhe institucione të reja në Kosovë që shtrijnë aktivitetin bankar në vend.

Nuk duhet harruar që me pavarësinë që sot në Kosovë, ka BQK-së, janë bërë hap shumë pozitiv, edhe ideja që të kemi liberalizim të tregut të sigurimeve TPL është jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Nëse do të kemi lëvizje nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, dhe do të themelohen grupe për mbykqyrje të BQK-së është e sigurt se do të prishet imazhi pozitiv i Kosovës sa i përket aktiviteteve të sistemi bankar e financiar në vend dhe ndërhyrjes së institucionet e pavarura në Kosovë.

Sot në Kosovë janë disa banka vendore.