Fundamenti

Themelimi i FAK-ut i lihet Kuvendit të ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Votimi i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, nuk do të votohen në legjislaturën aktuale. Tashmë në këtë drejtim është dorëzuar edhe kryeministri Hashim Thaçi i cili të paktën publikisht bënte “presion”, mbi Kuvendin duke e qenë i vetëdijshëm se një gjë e tillë është e pamundur për shkak të refuzimit nga ana e serbëve.

Por, tash nuk është vetëm vota e komuniteteve pengesë për FAK-un. Kuvendi i Kosovës pritet të shpërbëhet brenda 10 ditësh dhe krejt çka ka mbetur të bëjë është votimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimi i Gjykatës Speciale.

Mobi Casa

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se edhe në Qeveri askush nuk e ka në plan të insistojë për këtë punë pasi premtimi i kryeministrit ndaj pakicave për vazhdimin e vendeve të rezervuara, nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera.

”Premtimi i kryeministrit për partitë e minoriteteve që i ka në koalicion se do t`u vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara, nuk po gjen mbështetje, prandaj në këtë drejtim nuk mund të bëhet asgjë, s’ka vota në Kuvend”, ka thënë ky burim. Gazeta Tribuna të premten ka raportuar se si Kuvendi i Kosovës mund të shpërbehet kah fundi i javës së ardhshme…(Tribuna).