Hidromorava

Themeli i Amerikës në Kosovë

/ 1 minutë lexim
HW

Pas 16 viteve të pranisë në Kosovë, të martën ka nisur ndërtimi i objektit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, projekt i cili pritet të përfundojë pas dy viteve.

Ky projekt modern do të realizohet brenda një hapësire prej pesë hektarësh në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, e cila i është dhënë në shfrytëzim Ambasadës për 99 vjet.

HW

Gurthemelin e “Shtëpisë së re Amerikane” e vunë pikërisht krerët e shtetit të Kosovës. Për projektin dhe faktin sesi do të duket Ambasada amerikane, “flisnin” fotot e vendosura me rastin e vënies së gurthemelit të ndërtesës, ku morën pjesë edhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës.

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, solli në vëmendje faktin se diplomatët amerikanë ishin të vendosur në Prishtinë qysh në vitet e 90-ta./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.