ARKATANA

Thellohet hendeku mes Veselit e Thaçit, Arsim Bajrami godet presidentin

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se nëse presidenti Thaçi futet në diskutime për kufijtë e Republikës së Kosovës, atëherë rrëshqet nga Kushtetuta dhe del jashtë mandatit të tij, raporton Gazeta Express. Këto deklarime Bajrami i ka bërë gjatë një diskutimi në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike që është duke u mbajtur sot me temë “Dialogu Kosovë – Serbi: Rrugë e gjatë deri te marrëveshja”, shkruan Gazeta Express.

“Parimi i mosnegocimit të kufijve ka qenë i pranishëm qysh para Pavarësisë. Nëse presidenti rrëshqet nga Kushtetuta, ai del nga mandati i vet”, është shprehur ish-ministri.

Sipas tij, Thaçi duhet të marrë miratimin e Kuvendit, në rast se dëshiron të futet në procesin e negocimit të kufijve.

“Nëse do të hyj në atë proces ai fillimisht këtë kërkesë duhet ta dërgojë në Kuvend”, ka thënë Bajrami.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se para çdo marrëveshjeje që pritet të arrihet me Serbinë, duhet pasur parasysh aktet themeltare të shtetit.

“Cilado marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, një shteti veçse 10-vjeçar, duhet medoemos të ketë parasysh aktet themeltare të shtetit. Është herët që ta diskutojmë Pakon e Ahtisaarit, që ka ndikuar në krijimin e paqes”, ka shtuar tutje ai.

Fundamenti

Në këtë organizim ka folur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avullah Hoti, i cili ka thënë se vetëm me votë mund të fitohet legjitimiteti për udhëheqje të dialogut me Serbinë.

“Ne nuk mund t’i themi Bashkësisë Ndërkombëtare “na lini ta bëjmë vetë marrëveshjen” Legjitimiteti për udhëheqje të dialogut mund të fitohet vetëm me votë”, ka deklaruar Hoti.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës përcakton çdo pëllëmbë të territorit të Republikës së Kosovës.

“Pika e vetme dhe e pashmangshme është Kushtetuta e vendit, dispozitat e së cilës nuk çojnë asnjë organ tjetër pos në drejtim të Kuvendit si përcaktues i çdo pëllëmbe të territorit të Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ideja e Thaçit për lëvizje të kufijve është kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në vend dhe gjithashtu edhe nga shtetet përkrahëse të Republikës së Kosovës. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.