United Hospital

Thellimi i Bashkëpunimit në mes të Komunave në Luginë të Preshevës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Javën e fundit të marsit e përshkon një aktivitet i ngjeshur mes liderëve institucionalë të Luginës së Preshevës, sidomos pas ndryshimeve, që erdhën në qeverisjen lokale të Preshevës, duke sjell në krye të kësaj komune zonjën e parë Ardita Sinani.

Një delegacion i lartë nga Komuna e Bujanocit, i prirë nga kryetari i saj Shaip Kamberi dhe deputeti popullor Fatmir Hasani me bashkëpunëtor, vizituan komunën simotër të Preshevës, për të mësuar nga afër për zhvillimet politike dhe ekonomike në shkallë vendi dhe rajoni.

“Thellimi i bashkëpunimit në mes të komunave në sferat ekonomi, kulturë, shëndetësisë” – ishte agjenda e bisedat, të këtij takimi të parë zyrtar, të zhvilluar pas ardhjes në krye të ekzekutivit e para e komunës Ardita Sinani, ku morën pjesë edhe kryetari i kuvendit Sami Salihu dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.

“Jemi të përqëndruar që të thellojmë bashkëpunimin dhe bashkërisht të konkurojmë në IPA fondet dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare” – deklaroi për mediet lokale kryetarja Sinani.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi, deputeti i vetëm popullor në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, u shpreh i gatshëm “të jetë ndërmjetësues i pushtetit qendror me atë lokal, gjithnjë duke aluduar që të jetë në shërbim të qytetarëve të komunave: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”.

Ndërkaq, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, në kudër të këtij takimi protokolar theksoi, mes tjerash, se “Është në interes të dyja komunave, që paraqitjen tonë ta kemi të përbashkët si atë politik, ashtu edhe atë ekonomik, ku paraqitja jonë e përbashkët në projektet e IPA fonde, do të kenë gjasa më të mëdha për një mbështetje të ideve tona”.

Gjithashtu, në vazhdën e këtij takimi, Kryetari i Asamblesë komunale të Preshevës, Sami Salihu, duke vlerësuar lartë këtë takim, deklaroi se fryma e bashkëpunimit të sinqertë mes dy komunave, do të vejnë në binarë të duhur prioritet, të cilat i presin ato në të ardhmen./jetapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.