FIDANISHTJA

The Telegraph: Liverpooli nis bisedimet me Stoke për Xherdan Shaqirin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Liverpooli i ka nisur bisedimet me Stoke Cityn për transferimin e Xherdan Shaqirit, përfaqësuesit kosovar të Zvicrës.

Jurgen Klopp po bën përpjekje për ta transferuar Shaqirin dhe dëshiron t’ia aktivizojë klauzolën e lirimit, e cila thuhet se kap shifrën rreth 15 milionë euro, shumë që vlerësohet e ulet për një lojtar me cilësi të larta si shqiptari nga Kosova, transmeton Gazeta Express.

Klopp tashmë e ka përforcuar skuadrën me mesfushorin brazilian Fabinho nga Monaco dhe tani vëmendjen e ka kthyer kah Shaqiri, i cili do të lejohet të largohet nga Stoke pasi rënies nga Premierliga.

FIDANISHTJA

Mesfushori atakues ka lënë të kuptohet javën e kaluar se shumë shpejt do ta zbulojë klubin e ri dhe Liverpooli është duke biseduar me Stoke për të arritur marrëveshje për të, bëjnë të ditur burime të The Telegraph, përcjell Express.

Shaqiri ka klauzolë lirimi, por detajet e sakta nuk dihen në këtë fazë, edhe pse besohet se çmimi i tij do të jetë më i lartë se 15 milionë euro.

Për Shaqirin Kupa e Botës mbaroi javën e kaluar pasi Suedia e eliminoi Zvicrën nga ky turne. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.