RCCOLA

The Sun: Ja ku do të luaj Januzaj sezonin e ardhshëm

/ 1 minutë lexim

Adnan Januzaj pritet ta ndërroj ekipin gjatë afatit kalimtar të verës, por jo edhe ligën.E ardhmja e Adnan Januzajt është larg Manchester Unitedit. Kosovari me pasaportë belge pritet të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës britanike, The Sun, djaloshi me prejardhje nga Istogu gjatë verës pritet të huazohet te Evertoni.

Uji Dea

Kjo skuadër ishte e interesuar për Januzajn që nga viti i kaluar, derisa kishte dështua ta transferoj verën e kaluar dhe gjatë dimrit të këtij viti.

Januzaj ka luajtur shumë pak këtë sezon. Ai nuk ka bindur menaxherin e skuadrës, Louis Van Gaal, dhe për këtë pritet të huazohet te ndonjë klub ku mund të luaj më shumë.