GRANDEMALL

“The Guardian” shkruan për procesin gjyqësor ndaj Thaçit në Hagë – gjykimi i cili do ta rishkruaj historinë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nisur më 3 prill në Hagë.

Në këtë artikull prestigjiozja britanike shkruan konkretisht për gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, të cilin e cilëson si politikani më i shquar në Kosovë.

“The Guardian” përshkruan ngjarjet historike të luftës dhe pas saj, si dhe rolin e tyre në to, deri tek arrestimi nga Dhomat e Specializuara të Hagës, transmeton Telegrafi.

“Javën e kaluar, Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër dhe president i Kosovës, u paraqit në bankën e të akuzuarve të një gjykate të Hagës së bashku me tre kolegë të shquar, të gjithë të akuzuar për krime lufte të kryera gjatë konfliktit, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasjen e 102 personave”, shkruan “The Guardian”.

Ndërsa prokurorët paraqitën rastin e tyre kundër Thaçit dhe të pandehurve të tjerë Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – të gjitha figura të larta në udhëheqjen e UÇK-së gjatë luftës kundër forcave serbe nga viti 1998 deri në vitin 1999 – ata përshkruan një fushatë të supozuar të vrasjeve, torturës dhe represionit kundër kundërshtarëve dhe anëtarët e pakicave etnike të drejtuar nga katër burrat.

Tutje në artikull thuhet se pretendohet që viktimat përfshinin përkrahës të LDK-së, civil serbë dhe romë, të cilët u mbajtën në kushte çnjerëzore në selinë e UÇK-së, dhe iu nënshtruan torturave e në disa raste edhe u ekzekutuan.

ARKATANA

“The Guardian” më tej shkruan se gjykimi në Hagë pritet që të rishkruaj historinë.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit.

Procedurat, thellësisht të papëlqyeshme në Kosovë dhe Shqipërinë fqinje, kujtojnë periudhën e konfliktit brutal midis viteve 1998 dhe 1999, ku organizatat e armatosura serbe dhe kosovare kryen krime lufte në kontekstin e kryengritjes së armatosur të UÇK-së dhe reagimit ushtarak të Beogradit”, thuhet mes tjerash në artikullin e prestigjiozes britanike.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.