ARKATANA

The Guardian: Restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi më i miri në botë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Duke naviguar si rastësisht në internet, në faqen online të njërës prej gazetave më prestigjioze britanike, “The Guardian”, has në një njoftim më tepër të formës këshilluese, i cili është e pamundur të mos ngjallë kureshtjen për të kërkuar edhe më tej.

Ai flet për një restorant të vogël, Noma, ku është tmerrësisht e vështirë të bësh rezervim, por që kryeqytetin danez Kopenhagen e ka shndërruar në njërin prej destinacioneve më të rëndësishme të ushqimit në botë.

Kuzhina e tij është e mbushur me shefa të aftësive të jashtëzakonshme, që kanë arritur me shumë mund të fitojnë besimin e pronarit: Rene Rexhepi, me baba një shqiptar të Maqedonisë, e nënë daneze.

36-vjeçari ka lindur në Danimarkë, ku familja e tij u shpërngul pas fillimit të luftrave në ish-Jugosllavi. Rexhepi do të punonte në restorante elitare, si “French Laundry”, “elBulli”, “Kong Hans Kaelder” apo “Le Jardin des Sens”, përpara se të merrte iniciativën e daljes më vete.

Fundamenti

Ambienti i zgjedhur për restorantin ishte mjaft i veçantë: një magazinë e vjetër buzë ujit, në qendër të Kopenhagenit, shumë pranë sheshit tregtar, prej 200 vjetësh qendër e tregtisë me Ishujt Faroe, Islandën e Groenlandën.

Peshku i tharë, harengat e tymosura, vaji e lëkura e balenës, janë ndër artikujt e ruajtur në këto depo, përpara se të nxirrej në shitje. Për tri vjet rresht, 2010, 2011 dhe 2012, revista “Restaurant” e ka renditur “Nomen” në krye të listës së restoranteve më të mirë të botës.

Kuzhina e tij përshkruhet si nordiko-skandinave, një përpjekje e Rexhepit për të ripërvijuar ushqimin nordik, më shumë si interpretim të atij vet, se sa si pjatë klasike, e shoqëruar kjo me një servirje të jashtëzakonshme për nga fantazia e ngjyrave dhe formave. /TopChannel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.