Fundamenti

The Guardian: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, rreziku për konflikt mes Kosovës e Serbisë është real

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian ka shkruar një editorial për Ballkanin Perëndimor ku kritikon qasjen e Bashkimit Evropian në këtë rajon, duke i mundësuar Kremlinit zyrtar shtrirjen e agjendës së vet.

Guardian ka bërë një analizë të gjashtë shteteve që përbëjnë këtë hapësirë gjeo-politike, por me theks të veçantë problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit – që gëzojnë entuzizmin e Kremlinit – duken më keq se asnjëherë tjetër në këto 20 vitet e fundit”, shkruan bordi editorial i Guardian.

“Kapaciteti i BE-së për të ndërmjetësuar është i komplikuar meqë Serbia varet nga gazi rus dhe gjithashtu refuzon t’i vë sanksione Moskës. Por, nëse Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk zbatohet përfundimisht këtë vit – që nënkupton autonomi politike për serbët e Kosovës që çon në normalizim të raporteve në mes të dy vendeve – rreziku i një konflikti të menjëhershëm është real”, shkruan Guardian.

“Po ndodhi kjo, po nuk u implementua kjo marrëveshje, dhe po pati konflikt, pasojat do të ishin serioze.

FIDANISHTJA

Duke pasur parasysh implikimet gjeo-politike, dhe influencën në rritje të Kinës në këtë rajon, BE-ja duhet ta përmirësojë lojën e vetë menjëherë, thotë shkrimi i gazetës.

“Suksesi i partive anti-emigrim dhe islamofobe në disa shtete të Evropës si Franca e Holanda, nënkupton se zgjerimi drejt lindjes është jo real në të ardhmen e afërt. Në Serbi madje, mbështetja për anëtarësim ka rënë nën 50 për qind, derisa Beogradi refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve evropiane për Rusinë”.

Sipas Guardian, BE-ja akoma ka gjasa ta rrisë influencën dhe ta bëjë gjënë e duhur duke rikthyer vitet e humbura nga neglizhenca.

“BE duhet të ofrojë shumë më shumë në terma të ndryshimit të lojës përmes asistencave më të madha ekonomike dhe qasjes në tregun e BE-së. Në shkëmbim për progres në çështje si korrupsioni, rendi dhe ligji dhe liria e shprehjes, një qasje me përfshirje konkrete mund të gjenerojë vullnetin e mirë të nevojshëm për të ulur tensionet në rajon dhe për të rritur vlerat demokratike”, thuhet në editorialin e Guardian.

Sipas gazetës, alternativa tjetër, e papëlqyeshme, është lejimi i një rajoni jetik strategjik që të shikojë nga lindja po aq sa perëndimi, duke fuqizuar forcat joliberale etno-nacionaliste dhe duke avancuar agjendën e Kremlinit në oborrin e pasmë të Evropës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.