Fundamenti

The Guardian: Messi futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ylli argjentinas Lionel Messi e ka mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldon, në sondazhin e gazetës së përditshme britanike “The Guardian”, e cila çdo vit zgjedh 100 futbollistët më të mirë në botë për vitin 2017.

Për sondazhin e gjashtë vjetor, The Guardian mblodhi panelin më të madh të jurisë deri më tani: 169 anëtarë nga 63 vende të botës, të cilët votuan për futbollistët më të mirë të vitit, transmeton Express.

I udhëhequr nga legjenda braziliane Ronaldo, paneli global i The Guardian me lojtarë, trajnerë, transmetues, reporterë, korrespondentë dhe redaktorë u drejtua nga 27 ish-profesionistë dhe profesionistë aktualë të cilët i kanë fituar 698 ndeshje së bashku.

Fundamenti

Përkrahë Ronaldos, ish-lojtarë si Hernan Crespo, Javier Zanetti dhe Jan Aage Fjortoft kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në ekipin e jurisë, i cili po ashtu është përbërë nga trajnerë ndërkombëtarë dhe një rrjet i gjerë i talentëve të transmetimit dhe gazetarisë.

Votimi ka qenë jashtëzakonisht i ngushtë, por Messi ia doli ta mposhtë rivalin e tij të madh Ronaldon, për të përfunduar në vendin e parë në listën 100 futbollistëve më të mirë në botë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.