ARKATANA

“The final countdown” për “Gjarprin” dhe “Çelikun”

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Fatmir Limaj pati buzëqeshur fort në nëntor të vitit 2007 kur ecte prapa Hashim Thaçit në Sheshin 21 në Prishtinë. Kënga që dëgjohej në sfond ishte ‘The final countdown’ e hit grupit ‘Europe’. Numërimi mbrapsht për ndarjen e këtyre dy njerëzve fillon gati katër vjet më vonë. Fundi duket se është tani.

Njerëzit kryesor të PDK-së në atë kohë po vinin të dilnin para turmës që i priste për ta festuar fitoren e parë të PDK-së në zgjedhjet nacionale. Limaj kishte humbur për pak garën në Prishtinë por i gëzohej faktit se do të bëhej ministër.

Kur u formua qeveria e re nga PDK-ja dhe LDK-ja, Limaj mori një nga ministritë me më së shumti para, atë të Transportit dhe Telekomunikacionit.

E nisi me hov të madh punën në MTPT duke shtruar shumë rrugë, deri në projektin për autostradë Prishtinë – Durrës, kontrata e të cilit u kontestua shumë nga ana e shoqërisë civile dhe partive opozitare.

Thaçi mbronte punën e tij, e edhe Limaj të qeverisë. Madje në një rast, Kryeministri Thaçi ia shkarkoi një zv. ministër Limajt, Naser Osmanin (LDK), i cili tha në Kuvend ‘t’psh**i në Qeveri!’ e Limaj u rrok keq me fjalë me të. Pak orë më pas Thaçi e shkarkoi Osmanin.

Por miqësia mes ‘Gjarprit’ dhe ‘Çelikut’ do të merrte teposhtën në vitin 2010 kur EULEX-i i hyri me të madhe ministrisë që drejtohej nga Limaj, pasi po e hetonte atë për korrupsion e akuza të tjera.

Thaci nuk foli shumë. U takua me shefin e EULEX-it në atë kohë dhe u pajtuan që këtë punë të ia lënë në dorë drejtësisë. E Limaj, tha se ‘nëse edhe një cent dëshmohet se është marrë nga ai ose dikush i afërm i tij, atëherë do të jepte vetëm ai përgjegjësi’.

Fundamenti

Në publik kishin dalë fjalë se Limaj nuk i fliste Thaçit pasi kishte llogaritur në mbrojtje më të madhe publike nga shefi.

Në vitin 2011, qeveria PDK dhe LDK u rrëzua dhe sërish PDK-ja doli e para. Limaj nuk u bë ministër, dhe për këtë, fajtori kryesor ishin ambasadat e huaja.
Pas kësaj Limaj lëshon më haptas idhnimin e tij, duke kritikuar Qeverinë në të cilën s’ishte ai, shpesh në media e shpesh në Kuvend.
Limaj dhe Thaçi më s’po shiheshin bashkë dhe nuk dilnin as në përurim rrugësh.

Kur po afrohej fundi i vitit 2012, në shesh dalin përgjime telefonike të Adem Grabovcit, që ishte dikur Zv. ministër i Limajt, me kreun e PDK-së Thaçin, Kadri Veselin, Vlora Çitakun e Sami Lushtakun.

Thaçi në njërën nga to i quan ‘banditë’ ekipin e Limajt në Malishevë. Fjalë jo bash të hijshme u folën edhe për Jakup Krasniqin. Edhe ky nga ai moment filloi të ndahej nga kolegët e partisë.

Limaj nuk dilte shumë në publik përgjatë gjithë këtyre muajve. Gjykata e vendoste atë ose në paraburgim, ose arrest shtëpiak.

Kur gjykata e shpalli të pafajshëm, të martën e kaluar, Çeliku doli dhe takoi qytetarët. Të gjithë e pritën një javë dhe spekuluan për të ardhmen e tij në PDK.

Sot ai buzëqeshi në Palestrën Sportive në Malishevë. Thaçi nuk ishte aty. Limaj tha se ‘njerëzit duhet të votojnë për ndryshime demokratike në Kosovë’. Deklarativisht e tha se e mbështet në Malishevë, Iniciativën Qytetare të dalë nga PDK-ja. “The final countdown” nuk u lëshua. Ndoshta sepse ai ka përfunduar tashmë./reporteri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.