UBT

The Economist: Është apo nuk është historike marrëveshja Kosovë-Serbi?!

/ 4 minuta lexim

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë në 19 prill, mund dhe nuk mund të quhet historike. Ky ishte një sukses i Catherine Ashton, Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, e cila ndërmjetësoi 10 rundet rraskapitëse të bisedimeve midis udhëheqësve të dy palëve. Dhe, kjo tregon se joshja e zgjerimit të BE-së është ende mjaftë e fortë për të marrë njerëz dhe vende që të bëjnë gjera që përndryshe do të rezistonin, shkruan The Economist.

Marrëveshja u negociua nga burra të cilëve prejardhja u “rëndonte” në vendimin se ata mund të ishin të prerë në mendimin për kompromis. Ivica Dacic, kryeministri i Serbisë, ishte zëdhënës i Slobodan Milosevicit, liderit serb, i cili shkoi në luftë në Kosovë në vitin 1998 dhe luftoi kundër forcave të NATO-s. Partneri i tij ishte zëvendëskryeministri Vucic, dikur një nacionalist ekstrem. Në anën tjetër ishte Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, një ish-lider gueril kundër serbëve.

Edhe pse ata arritën në një marrëveshje, të gjithë kanë qenë të akuzuar për tradhti dhe kanë marrë madje kërcënime për vdekje. Por, provat vlerësojnë se shumica e serbëve dhe e shqiptarëve të Kosovës besojnë se krerët e tyre kanë bërë gjënë e duhur. Kosova, ku popullsia shqiptare është shumicë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia ende nuk e njeh atë, por thelbi i marrëveshjes është një pazar i madh: Serbia pranon autoritetin e qeverisë së Kosovës dhe Kosova i jep një masë të madhe të autonomisë për serbët që jetojnë në veri. Forcat e armatosura të Kosovës nuk do të vendosen në veri.

Por udhëheqësit e 45 mijë serbëve të rastësishëm që jetojnë në veri të Kosovës, nuk janë të lumtur. Që nga viti 1999, kur lufta e Kosovës mbaroi ata kanë jetuar kryesisht përtej autoritetit shtetëror. Në vitin 2012 ata votuan në një referendum kundër çdo gjëje që kishte lidhje me Kosovën. Shumë mund të preferonin të kishin një ndarje formale, me veriun bashkëlidhur ligjërisht në Serbi, sesa një marrëveshje që i lidh ato, transmeton Shekulli Online.

KKVITI

Mund të jetë e vështirë të bësh “shkopin” në marrëveshje, veçanërisht nëse serbët e veriut ngrenë një rezistencë të vendosur. Por, ata do të kenë marrë direktiva nga qeveria serbe për ta përmbushur, dhe madje mund ta shohin këtë si një aspekt që i jep avantazhe. Ata do të vazhdojnë t’i marrin paratë nga autoritet serbe për arsim dhe shëndetësi dhe shërbime të tjera publike, njëkohësisht do të marrin subvencione të tjera, nga qeveria e Kosovës dhe BE-ja.

Në fund zonja Ashton arriti të marrë rezultat, vetëm sepse ajo kishte diçka për të ofruar. Tre ditë pas marrëveshjes, Komisioni Evropian rekomandoi që në qershor Serbia të japë një datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo mund të ndodh në përvjetorin e betejës së Kosovës të vitit 1389. Zbatimi do të jetë kritik, megjithatë: Bundestagu gjerman duhet të bie dakord për hapjen e negociatave. Komisioni rekomandoi gjithashtu bisedime formale mbi një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi për Kosovën, një fazë paraprake në procesin e pranimit.

Marrëveshja ka ardhur si një ndjenjë e një gjendjeje në vendnumëro, pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit. Në kushtet e pranimit në BE, reformat duket se kanë mbërthyer Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinë. Mbi Maqedoninë rëndon çështja e emrit. Mosmarrëveshjet me Greqinë kanë bërë që shteti të lëvizë vetëm një pikë më tej. Kroacia do t’i bashkohet BE-së, më 1 korrik, ndërsa Mali i Zi vijon të bëjë përparime. Suksesi i zonjës Ashton këtë radhë është të ndihmojë për të hequr atmosferën e zymtë ballkanike. /Telegrafi/