RCCOLA

“The Athletic”: Aro Muriq po ofron siguri, dëshmon se i takon Premier Leagues

/ 2 minuta lexim

Mediumi i fuqishëm “The Athletic” ka bërë një analizë për atë se si Burnley thuajse papritur ka ngjallur shpresat për mbetje në Premier League.

Tetë xhiro para fundit, Burnley mban pozitën e 19-të me 18 pikë. Lutoni e Nottinghami kanë katër pikë në dy pozitat më lart.

Pozita e 17-të siguron mbetjen në elitën angleze.Meritor për kthimin në garë të Burnleyt është edhe portieri i Kosovës, Aro Muriq. Shtatlarti e fitoi rastin në dy ndeshjet e fundit dhe Burnley mori dy rezultate pozitive.

Fitoi 2:1 ndaj Brentfordit dhe barazoi 2:2 me Chelsean.Në të dy ndeshjet 25-vjeçari shkëlqeu dhe mund të jetë në portë deri në fund të edicionit.

“Arijanet Muriq po ofron siguri”, shkruan “The Athletic”.“Ishte i vetmi zëvendësim që trajneri Vincent Kompany nuk kishte provuar. Por pas 28 xhirosh me besim të palëkundur në transferimin e verës, James Trafford, Kompany vendosi të ndërrojë portierin. Muriq ishte i jashtëzakonshëm në kampanjën në Championship që përfundoi me titull edicionin e kaluar. Bëri vend në ekipin më të mirë të edicionit, sipas votimit të lojtarëve. Ishte pjesë e ekipit që mburrej me bilancin më të mirë në mbrojtje. Kombinoi ndaljen e gjuajtjeve me kualitetin gjatë posedimit të topit”, ka analizuar “The Athletic”.

Uji Dea

Sipas këtij mediumi, shumë kanë vlerësuar se portieri i Kosovës u zëvendësua pa të drejtë nga Trafford, që u transferua nga Manchester City për 15 milionë funte.

“I kufizuar që të luajë në ndeshjet për Kupë, Muriqit i ishte mohuar shansi për të dëshmuar që ka kualitetin për Premier League. Ai u kthye në fitoren ndaj Brentfordit dhe të shtunën bëri hapin tutje.

Muriq i bëri 11 pritje, disa prej tyre vendimtare. Numrin e pritjeve e kombinoi me shpërndarjen e duhur të topave”.“The Athletic” shkruan se Muriq është i denjë për Premier League dhe se bashkëlojtarët i besojnë atij.

“Pyetja tani është se ku do të ishte Burnley sot nëse Muriq do të kishte nisur edicionin në portë, apo do të fitonte rastin më herët”.

Muriq është portieri i parë i Kosovës dhe prej pikave të forta të përfaqësueses.