HW

Thaqi: Nesër vendosin detajet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Xhiroja e 24-të sjell derbin në mes Ballkanit dhe Dritës. Në konferencën për media para takimit kundër Ballkanit, kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi, deklaroi se nesër do të takohen dy skuadrat më cilësore.

“Ndeshjet kur ekipet janë cilësore, të nivelizuara ndeshjen e vendosin detajet. Ne kemi marrë masat me ekipin kemi punu në atë drejtim, që mos t’ia lëmë rastit dhe eventualisht t’i shfrytëzojmë rastet e mira që na krijohen dhe ta arrijmë fitore që do të na kthente në pozitën e parë. Nuk është ndeshje e lehtë, sepse edhe Ballkani ka bërë ndeshje të mira, kemi përafërsisht cilësitë e barabarta dhe duhet të kemi edhe durimin e duhur që të vendosim ndeshjen nga një moment i caktuar”, theksoi Thaqi.

Mobi Casa

Sa i përket formës së lojtarëve dhe ekipit në përgjithësi, sulmuesi Marko Simonovski nuk është i gatshëm për këtë ndeshje. “Në qoftë se te skuadrat tjera është një futbollist që shënon, Drita ka lojtarë në fazën e sulmit që shënojnë qoftë Selmani, Baftiu, Ajzeraj, Kryeziu apo Arditi. Janë një grup i lojtarëve me cilësi ofanzive, kanë cilësi individuale të jashtëzakonshme mirëpo lojtari që krijon hapësirë dhe që janë mësu me lujt me të është Simonovski dhe mungesa e tij po shkakton konfuzion. Do ta kemi durimin deri në rikuperim dhe momentin që kthehet do ta kemi më të qartë repartin e sulmit”, potencoi Thaqi.

Trajneri i Dritës foli pak edhe për ndeshjen e derbit lokal që vjen xhiros tjetër, për çka tha se jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. “Lojtarët e Dritës janë mësuar me ndeshje derbi qoftë për t’u bërë kampion, dal në Evropë apo edhe derbi lokalë. Kanë eksperiencën e duhur, cilësinë e mjaftueshme dhe dijnë t’i menaxhojnë qoftë emocionet qoftë pjesën profesionale. Ne jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme, pastaj sigurisht edhe te derbi”, përfundoi Thaqi. Ndeshja në mes Ballkanit dhe Dritës zhvillohet nesër (e enjte) në Suharekë, duke filluar nga ora 13:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.