FIDANISHTJA

Thaqi: Alternativa e vetme fitorja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Trajneri i FC “Drita”, Arsim Thaqi, para takimit me Trepçën’89, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ka deklaruar se alternativa e vetme në këtë takim është fitorja.

Arsim Thaqi, para gazetarëve tha se duhet dhënë maksimumin që të vazhdohet ritmi i fitoreve. “Jemi përgatitur një javë për këtë ndeshjes dhe pas fitores në ndeshjen e kaluar gjërat ishin më të lehta. Shpresoj që kemi me dhënë maksimumin që të vazhdojmë ritmin e fitoreve dhe në ketë drejtim të shkojmë drejt fundit të objektivit. Kjo është ndeshje e kthimit dhe tashmë edhe lojtarët janë të vetëdijshëm që me këto ekipet që na kanë shkaktu humbje morali i ekipit të jetë më i madh”, ka thënë fillimisht trajneri.

UBT

Sa i përket fondit të lojtarëve dhe mungesat që mund të paraqiten, trajneri Arsim Thaqi tha se Drita ka në përbërje lojtarë të dalluar që dita ditës po e dëshmojnë veten. “Ka lojtarë që presin momentin e tyre, tu e dit që këtë sezon ka pasur shumë mungesa tani shpresoj që edhe me lojtarët që do të aktivizohen të japin maksimumin dhe pastaj të ndihmojnë skuadrën të shënoj fitore dhe të vazhdojmë drejt titullit” ka thënë Thaqi.

Sa i përket rrjedhës së kampionatit Thaqi tha: “Mendoj se potenciali i Dritës e ka majtë në këtë nivel dhe në këtë pozitë. Drita e ka nivelin me vazhdu në këtë ritëm, shpresoj të kemi edhe fatin me vete dhe gjanat me shku mirë të mos kemi naj lëndim apo suspendim dhe kështu si po e shohem në ndeshjet e fundit kemi një garancë që Drita është t’u shku drejt objektivit”. Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Muharrem Jashari dhe Almir Ajzeraj, kurse do të kthehen Hamdi Namani dhe Almir Kryeziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.