Eko Higjiena

Thank You USAID – DEMI

/ 6 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Donatori më i madh në Komunën e Gjilanit llogaritet të jetë USAID-i amerikan dhe programi i saj DEMI. Qemajl Mustafa thotë se USAID-i e ka zhvilluar ekonomikisht Gjilanin duke e ngritur edhe anën profesionale në qeverisjen e saj. Fadil Osmani mendon se projektet e USAID-it janë të kapshme dhe i japin kuptim investimeve që kanë ndodhur në Gjilan.

Qemajl Mustafa dhe Chris Edwards zëvendësdrejtor i USAID-it për Kosovës derisa po inauguronin terrenin sportiv në shkollën fillore “Thimi Mitko” u ndanë të kënaqur që projektet e USAID-it kanë gjetur vendin e duhur të investimeve.

Madje Qemajl Mustafa tha se përkrahësi më i madh i shumë projekteve në Gjilan padyshim që mbetet USAID-i në partneritet me DEMI . “Përmes investimeve që ka bërë USAID-i, qoftë në fushën e trajnimeve, qoftë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në veçanti në edukimin dhe trajnimin e shfrytëzimit të parasë publike , komuna e Gjilanit sigurisht që radhitet njëra nga komunat më të mira në Kosovë.

Mustafa e ka falënderuar USAID-in amerikan për projektet e përbashkëta në ndriçimin publik, në administratë, investimet në trotuare, në rrethrrotullim etj.

Kurse Chris Edwards zëvendësdrejtor i USAID-it tha se edhe në të ardhmen do ta mbështesin Gjilanin dhe jo vetëm në arsimin e ulët, por edhe atë universitar. “Në projektet e parapara për vitet 2013-2016 kemi menduar edhe për investime në projektet tjera të përbashkëta”.

Edwards tha se do të mundohen që të investojnë në arsim e edukim duke dërguar edhe student kosovar në SHBA.

Kurse Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se as që mendohet rrita dhe zhvillimi i Komunës së Gjilanit pa financimet e prekshme dhe dobiprurëse që ka bërë USAID për Gjilanin.

Po cilat janë projektet që ka mbështetur programi i USAID – DEMI pwr komunën e Gjilanit. Njeriu që ka koordinuar të gjitha projektet dhe aktivitetet me USAID , Fadil Osmani tashmë edhe ka bërë publik një përmbledhje të gjithanshme të investimeve në komunën e Gjilanit.

Osmani ka filluar nga muaji gusht 2012 , ku programi i USAID/DEMI në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimeve Publike kanë fituar projektin për ndriçimin publikë ‐ Qendra e Qytetit.

Osmani tha se ky projekt ka përfshirë modernizimin e ndriçimit publik – Bulevardi i Pavarësisë, vlera e participimit të programit USAID/DEMI , 61,939.30 euro. Gjatë vitit 2012 programi USAID/DEMI në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit – zyrën kryetarit dhe Drejtorit e linjës kanë realizuar dhe aprovuar edhe këto projekte : Tavolina Ndihmëse Informuese , sirtari i librave, softveri për trafik . Pastaj projekti fuqizimi i zyrave për informim të Komunës së Gjilanit (printimi i materialit informues, llaptop, kamer digjitale, uesbi, monitor informues etj) . Eksportimi i të dhënave vektoriale për kadastër (Drejtoria e Kadastrit).

ARKATANA

Gjatë muajit qershor në 25 komuna të Kosovës, përfshirë edhe Gjilanin, ka filluar trajnimi i zyrtarëve komunalë për regjistrimin e pronave të paregjistruara, në kuadër të një programi që USAID dhe SDC, përkatësisht programet DEMI dhe LOGOS po realizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Komunat.

Osmani tha se në këtë program janë të përfshirë tre punëtore gjilanas të cilët do të angazhohen në sektorin e tatimit në pronë në kohëzgjatje prej 6 muajve. Gjatë muajit gusht 2012 duke e parë rëndësinë që ka implementimi i projektit “Regjistrimi i pronave të paregjistruara” si një bazë e mirë për rritjen e të hyrave vetanake përmes zgjerimit të bazës së tatimpaguesve dhe përmbushjes së detyrimit ligjor kemi kërkuar nga programi USAID/DEMI të na mbështesë në blerjen e dy (2) pajisjeve GPS dhe me këtë rast ne shprehim gatishmërinë tonë për bashkëfinancim deri në masën 50 %. Në këtë projekt USAID/DEMI ka participuar me 993.10.

Gjatë muajit korrik nga USAID/DEMI është aprovuar projekti për ngritjen e kapaciteteve të Zyrës së marrëdhënieve me qytetarë e cila funksionon brenda drejtorisë së Administratës së Përgjithshme. “Ky projekt ka një vlerë prej 2.335 €. Komuna e Gjilanit ka pranuar donacionin nga USAID‐i amerikan, ku përfshihen 17 kompjuter të kompletuar, fotokopjues, projektorë dhe tavolina për këto kompjuter, e që me këtë donacion është kompletuar kabineti për IT, në të cilin projekt edhe Komuna e Gjilanit merr pjesë në bashkëfinancimin e tyre me rreth 20 % të mjeteve “ tha Osmani.

Sipas Osmanit pas pranimit të këtij donacioni janë krijuar kushtet që të gjitha drejtoritë komunale të mund të propozojnë trajnimin e zyrtarëve të tyre në këtë kabinet i cili është krijuar për aftësimin më të mirë të zyrtarëve komunal dhe për nevoja të Komunës në përgjithësi. “Komuna e Gjilanit është e para në përdorimin e Teknologjisë Informative, ndaj ky kabinet e forcon edhe më tepër anën profesionale “tha Osmani.

Projekti “Ndërtimi i terrenit sportiv mbrapa objektit të shkollës fillore “Thimi Mitko“ Gjilan” e cila bashkëfinancohet nga programi USAID/DEMI dhe Komuna e Gjilanit është realizuar sipas dinamikës së paraparë, me ekzekutimin e punëve në teren jashtëzakonisht jemi të kënaqur.

Kurse Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (IKDE) / Democratic Effective Municipalities Initiative (DEMI) të USAID‐it në Komunën e Gjilanit ka realizuar këto projekte .

Osmani tha se në vitin 2011 është mundësuar rregullimi i trotuarit nga Qendra e qytetit në drejtim të shkollës fillore “ Abaz Ajeti, ndriçimi publik në lagjen Dardania I, e cila është tenderuar gjatë muajit nëntor – dhjetor 2011. Rregullimi i rrethrrotullimit në lagjen Kamnik (Jugu1) procedurat për këto projekte kanë filluar të zhvillohen gjatë fundit të vitit 2011 .Në vitin 2012 është realizuar ndriçimi publik në lagjen Dardania I, faza e realizimit jana – shkurt 2012, vlera e investimit nga USAID – DEMI arrin në 15,273 €

Projekt tjetër i rëndësishëm është edhe rregullimi i rrethrrotullimit në lagjen (Iliria – rruga e Preshevës) faza e realizimit mars 2012. Edhe realizimi i këtij projekti është bashkëfinancim mes Komunës së Gjilanit dhe programit USAID‐DEMI.

Me datën 1 mars 2012 programi USAID‐DEMI ka promovuar fazën e dytë të programit – grante për komunat. Në këtë fazë janë ftuar të gjitha komunat e Kosovës për të aplikuar me projektet në këtë program . Komuna e Gjilanit gjatë kësaj faze ka fituar dy grante në vlerë prej 60.000$ të cilat mjete do të dedikohen për realizimin e projektit , ndërtimi i terrenit sportivë – mbrapa shkollës fillore “ Thimi Mitko” në Gjilan tha Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.