Mobi Casa

Thana, sa shëruese, aq edhe e shijshme

/ 2 minuta lexim
HW

Në popull njihet fare mirë domethënia e thanës, si popullore që nga kohërat antike. Rritet pothuajse gjithkund. Lulëzon në shkurt e mars, e piqet në fund të tetorit.


Frutat kanë ngjyrë të kuqe të errët, me shije të thartë-ëmbël. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të sheqerit natyral, acid organik, pektinë, taninë dhe sidomos shumë vitamina C. frutat mund të hahen në gjendje të freskët, të ngrihen, thahen apo të përgatitet pekmez, marmelatë, komposto, lëng pemësh.

Megjithëse është shumë e shëndetshme dhe shëruese, e po ashtu edhe e shijshme, thana nuk shfrytëzohet mjaftueshëm.

Secila pjesë e saj është e shërueshme: fryti, gjethet, lëvorja, lulet.

HW

Ndikon mirë në shërimin e fytit, pagjakësisë, fruthit, sëmundjes së veshkave, diarresë, hemorroideve, diabetit, si dhe përdoret për shërim më të shpejtë të plagëve.

Pjesa e frytit dhe vaji nga farat mund të përdoren për rigjallërimin e lëkurës dhe mukozën.

Lëngu, pekmezi, çaji dhe prodhimet nga thanat e pjekura ndihmojnë te diarreja dhe organet tjera për tretje.

Nëse pos çrregullimit në punën e zorrëve dhe diarresë shfaqet edhe gripi, sugjerohet të pini çaj nga lëvoret e thanës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.