Thaçit i kërkohet leje në komunat serbe

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu dëshirën për t’i takuar sa më parë kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Mirëpo, menjëherë pas kësaj deklarate pasuan reagimet e kryetarëve të rinj serbë, madje jo nga veriu, por nga qendra e Kosovës, të cilët i kërkuan kryeministrit kërkesë zyrtare për takim. Madje ata thanë se kërkesa duhet të analizohet dhe më pas të vlerësohet nëse duhet të pritet apo jo kryeministri në komunë.
Kryeministri Thaçi, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mërkurën (dje), tha se pret që të në ardhmen e afërt të takohet me kryetarët e veriut dhe të bisedojë me ta për mundësitë që Qeveria e Kosovës ka për t’u ndihmuar atyre.
“Do të doja që sa më shpejt të takohem me krerët e komunave në veri, për të qenë sa më afër tyre, për të investuar në projekte të rëndësishme për ndërrimin e gjendjes për të mirë edhe në atë pjesë të Kosovës, për të ndryshuar jetën e qytetarëve për të mirë edhe atje, në mënyrë që të koordinohemi si Qeveri e Kosovës dhe institucionet legale dhe legjitime lokale”, tha ai…. (“Zëri”)