Uji Dea

Thaçi: Zhegra brenda javës bëhet komunë, autostrada Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë së shpejti

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hashim Thaçi gjatë një bashkëbisedimi me aktivistët e PDK-së në Gjilan tha se fitorja e PDK-së në këtë qytet do të jetë e thellë dhe bindëse. Ne kemi të drejtë të kërkojmë votën në Gjilan edhe për një mandat të tret sepse këtu kemi investuar për këto vite mbi 90 milion euro tha Thaçi.

Hashim Thaçi edhe njëherë ka filluar me premtime të shumta për qytetarët e Gjilanit. Të premten gjatë një bashkëbisedimi me aktivistët e PDK-së në Gjilan, Thaçi tha se PDK-ja do të dali fituese më 3 nëntor në të gjitha nivelet dhe në shumicën e komunave të Kosovës.”Në Gjilan PDK-ja do të fitojë edhe më thellë sepse kemi fituar pesë palë zgjedhje. Kemi arsyeje që të kërkojmë sërish votën e qytetarëve të Gjilanit sepse në këtë qytet kemi investuar mbi 90 milion euro dhe deri në fund të vitit do të investojmë edhe 10 milion të tjera” tha Thaçi, raporton rajonipress.

Kreu i PDK-së tha se të tjerët para nesh kanë bërë fare pak investime dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane për të pasur më shumë investime janë të arsyeshme.”Ne do të zhvillojmë fushatë për Gjilanin evropian dhe kemi arsye të jemi krenar e ballëhapur para çdo qytetari gjilanas të cilët i kanë parë , prekur e ndjerë investimet serioze që kemi bërë për këto vite”.

Thaçi tha se jemi të lumtur që në Gjilan kemi hapur Universitetin e Gjilanit i cili do të shërbejë për studentët e Anamoravës e të Kosovës Lindore. “Tani ju premtoj dhe ju them se edhe Zhegra në mbledhjen e parë të Qeverisë brenda javës do të shpallet komunë. Unë gjithashtu ju sigurojë se Gjilani nuk do të mbetet anash as sa i përket autostradës sepse është prioritet imi dhe i Qeverisë që ta nisim autostradën Ferizaj-Gjilan-Dheu i Bardhë” tha Thaçi.

ARKATANA

Kurse Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit ka folur për investimet e shumta të qeverisë komunale. Mustafa tha se PDK po rizgjohet tani sepse pak ishte e heshtur.”Kemi bërë punë të mëdha e të jashtëzakonshme si në infrastrukturë , ujësjellës, kanalizime, rrugë, shkolla. Në Gjilan ka ndodhur kthesë epokale sepse kemi investuar aq shumë saqë krahasuar me të tjerët ne jemi kampion” tha Mustafa.

Ndërsa Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së në Gjilan tha se nën ombrellën e PDK-së në Gjilan janë shënuar rezultate dhe arritje të mëdha.”PDK-ja shumicën e premtimeve i ka realizuar dhe jemi të gatshëm që Gjilanit dhe qytetarëve të saj t`i ofrojmë kushte e shërbime edhe më të mira dhe më të avancuara.”Gjilanit në nëntor PDK do t`i ofrojë ofertën e fitores dhe një ofertë e cila bazohet në program e koncept të shëndoshë për ta integruar Gjilanin edhe me komunat e rajonit dhe atë ndërkufitarë” tha Pajaziti.

Në këtë bashkëbisedim pati vend edhe për barsoleta siç ishte ajo e Basri Musmuratit derisa kanë folur edhe Izmi Zeka e Nijazi Idrizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: