RCCOLA

Thaçi : Zgjedhjet në PDK po bëhen për ta forcuar e zgjeruar PDK

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hashim Thaçi para veprimtarëve të PDK-së në Gjilan ka folur për zgjedhjet brenda PDK-së, për buxhetin e vitit 2013, për takimet me Beogradin e Brukselin, për projektet që do të mbështes Qeveria e Kosovës dhe për Universitetin e Gjilanit. Thaçi për herë të parë bëri publik lajmin se nesër (e premte) Kosova anëtarësohet në Bankën për zhvillim dhe integrim.

“Zgjedhjet në PDK po bëhen për ta forcuar e zgjeruar atë sepse këto zgjedhje të brendshme garantojë fitore edhe në të ardhmen në të dyja nivelet dhe se po ndodhë një profilizim politik”. Kështu është shprehur lideri i PDK-së Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me veprimtarët e PDK-së në Gjilan, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka nisur zgjedhjet e brendshme.

Thaçi i shoqëruar edhe nga Hajredin Kuqi tha se për 13 vite kemi punuar së bashku dhe këto vite ishin vite të suksesit, sfidës dhe ballafaqimit. “Nga këto premise që ka treguar PDK me të drejtë mund të thuhet se PDK është parti shtet formuese sepse kemi menaxhuar suksesshëm qeverisjen lokale e qendrore nga viti 2007. Andaj 13 vite të PDK-së ndërlidhen me suksesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj” shtoj Thaçi.

Sipas Thaçit PDK-ja është partia më e suksesshme në Kosovë që nga themelimi i saj sepse ajo i ka shërbyer konceptit shtet formues të Kosovës. “Edhe procesi zgjedhor në PDK do të jetë aktivë dhe parimor sepse PDK në tërë rajonin është e vetmja parti që ka qëndruara ashtu si duhet. PDK i ka bashkuar të gjitha gjeneratat e luftës dhe unë jam dhe ndihem krenar për të” tha lideri i PDK-së.

Thaçi tutje tha se PDK gjithnjë e më shumë po zgjerohet sepse ne jemi parti e ndryshimeve dhe e optimizmit. Duke folur për projektet në Gjilan ai tha se më 1 tetor 2013 do të përurohet Universiteti i Gjilanit sepse ky është vendim shtetëror. “Dhe jo vetëm ky projekt, por edhe projektet tjera madhore për Gjilanin, Qeveria do t`i përkrah e mbështes. Ne në Gjilan jemi të pa konkurrencë edhe pse qëllimi ynë nuk është rivaliteti me të tjerët, por forcimi i PDK-së sepse me fitoren tonë fiton e gjithë Kosova” tha Thaçi.

Eco Higjiena

Duke folur për takimet e tij në Bruksel me Dacicin, Thaçi tha se ato janë takime që bëhen në nivel të kryeministrave dhe aty Kosova ka dalur fitues.”Dhe mos harroni se është njerëzore që në çdo takim të kërkohet për fatin e të pagjeturve , por që këtë ne mund ta bëjmë vetëm përmes Brukselit. Sepse është lajm i keq për Serbinë që ende nuk dihet për fatin e tyre. Kemi biseduar edhe për kufijtë dhe menaxhimin e tyre. Edhe për autostradën që do të bije kah Mutivoda e Leskoci është projekt që Kosovën e lidhë me korridorin evropian. Bashkimi Evropian nuk investon autostrada qorre” tha Thaçi.

Në fund Thaçi për herë të parë ka bërë publik nga Gjilani lajmin se nesër (e premte” Kosova edhe zyrtarisht anëtarësohet në Bankën për Zhvillim dhe Integrim.

Kurse Izmi Zeka kryetar i degës së PDK-së në Gjilan tha se PDK pos që ka ndryshuar edhe ka mësuar dhe ka dhënë rezultate pozitive. “E kemi kthyer dinjitetin e qytetarit të humbur për vite. PDK do t`i hap rrugë të rinjve” tha Zeka.

Edhe Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit ka folur për qeverisjen që ka treguar PDK-ja në Gjilan. Mustafa tha se demokracia e vërtetë tregohet në proceset zgjedhore.”PDK dinjitetshëm do ta qeverisë Kosovën sepse kemi ndërtuar realitet të ri dhe kemi treguar qeverisje të mirë”.

Mustafa tha se ka qenë kritik dhe ka kërkuar më shumë projekte e investime në Gjilan. “Unë jam i sigurt se investimet do të ndodhin edhe në ardhmen sepse edhe kemi premtuar shumë” tha Mustafa./rajonipress/