Uji Dea

Thaçi – Xhakës: Jemi krenarë me ju

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim futbollistin shqiptar që luan në Kombëtaren zvicerane, Granit Xhaka.

Kryeministri Thaçi dhe Xhaka biseduan për përpjekjet që po bëhen në sportin kosovar, e veçmas për futbollin, në mënyrë që sa ma shpejt sportistet kosovarë të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare sportive.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar me këtë rast z. Xhaka si dhe të gjithë futbollistët që luajnë në ekipet më të njohura të botës në futboll, për rezultatet e arritura dhe imazhin e mirë që kanë krijuar për Kosovën.

Mobi Casa

“Dua të besoj se edhe Kosova shumë shpejt do të ketë të drejtën për pjesëmarrje në garat kualifikuese, por edhe në kampionatet e ardhshme evropiane dhe botërore. Loja juaj e shkëlqyer në ekipet botërore, na ka bërë gjithmonë të ndihemi krenarë me ju”, tha kryeministri Thaçi.

Edhe me këtë rast, kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes pa rezervë afirmimin e sportistëve kosovarë, si dhe të vazhdoj punën e nisur për anëtarësimin e federatave sportive në asociacione ndërkombëtare të sportit.

Nga ana e tij, futbollisti Xhaka premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të ndihmojë ndërkombëtarizmin e sportit kosovar. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.