RCCOLA

Thaçi: VV me agjendë kundër pavarësisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka folur për zhvillimet e fundit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai i ka quajtur zëra të izoluar veprimet e Vetëvendosjes, derisa ka shtuar se janë po të njëjtit individ, të cilët kundërshtuan shumë procese nëpër të cilat ka kaluar vendi, raporton Express.

UBT

“Në të njëjtën kohë jemi të informuar edhe për veprimet e izoluara dhe zërat e izoluar që janë kundër këtij procesi, dhe që kanë qenë kundër edhe për bisedimet në Rambuje, janë po të njëjtit që kundërshtuan administrim ndërkombëtar edhe për planin e Ahtisaarit, janë të njëjtit që kanë qenë kundër negociatave në Vjenë dhe deklaratës së pavarësisë.

Zërat e këtyre individëve janë gjithmonë me ata që janë kundër proceseve të dobishme në Kosovë dhe janë me agjendën e kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.