Thaçi vs. Haradinaj

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Dy pretendentët kryesorë për kryeministër të vendit, Hashim Thaçi, fitues i zgjedhjeve dhe lider i partisë më të madhe, si dhe Ramush Haradinaj i treti prej liderëve të opozitës, kanë karrierë të larmishme politike.

Besueshmëria e elektorale dy ish udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dallon shumë dhe derisa Thaçi ka shënuar rritje, trend rritës nuk kishte edhe për Haradinajn gjatë këtyre viteve.

Pretendenti i parë për kryeministër, Hashim Thaçi, në vitin 2010 kishte gjithsej 160,850 vota. Kurse, i nominuari i opozitës për kryeministër kishte trefish më pak, vetëm 54,713 vota.

Mobi Casa

E, derisa për të parin, besueshmëria ka vazhduar duke u rritur nëpër vite, fatkeqësisht e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për të dytin. Lideri i PDK-së, në zgjedhjet e sivjetme mori rreth 6 mijë vota më shumë se në vitin 2010, kurse lideri i AAK-së rreth 4 mijë më pak, transmeton indeksonline.

Thaçi në zgjedhjet e tanishme mori 166,458 vota, kurse Haradinaj e thelloi edhe më shumë diferencën dhe mori vetëm 50,391 vota. Por, kjo si duket nuk po ndikon aspak në ambiciet e tij për të qeverisur me vendin, sepse përkundër që qytetarët po e ndëshkojnë, atë liderët e tjerë të opozitës po e fuqizojnë.

Thaçi dhe Ramush dallojnë edhe në një gjë. Derisa kreu i PDK-së thotë së dëshiron të bëhet kryeministër, ai i AAK-së postit të parit të ekzekutivit i referohet si kryetar i Qeverisë. /Telegrafi/