Thaçi viziton Kamenicën, i jep përkrahje Begzad Sinanit

Kamenicë – Thaçi në këtë takim ka thënë se të gjitha projektet që veç i ka prezantuar Begzad Sinani në Qeverinë e Kosovës gradualisht do të realizohen për Komunën e juaj e ne ju inkurajomë për vullnetin dhe energjinë tuaj dhe jemi mbështetës në këto projekte me qëllimin e vetëm që qytetarëve të Kosovës të ju krijojmë kushte më të mira për jetë.
Kryetari i PDK-së dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga Kadri Veseli, Hajredin Kuqi, Basri Musmurati, Bajrush Xhemajli dhe bashkëpunëtorët e tjerë mbajtën një takim pune me strukturat e degës së PDK-së në Kamenicë, raporton rajonipress.
Kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, Emin Krasniqi ka prezantuar punën e strukturave të degës gjatë Zgjedhjeve Lokale 2013 dhe funksionimin e tyre.
Kurse kryetari i Komunës Begzad Sinani e informoi për punën dymujore dhe angazhimet në Komunën e Kamenicës dhe kompletimin e qeverisjes Komunale dhe e falënderoi Kryeministrin për vizitën e tij.
Ndërsa kryeministri Thaçi i falënderoi strukturat e Degës së PDK-së në Kamenicë për punën e bërë dhe koordinimin e shtabit zgjedhor të Degës e nëndegëve gjatë zgjedhjeve lokale 2013.
Thaçi në këtë takim ka thënë se të gjitha projektet që veç i ka prezantuar Begzad Sinani në Qeverinë e Kosovës gradualisht do të realizohen për Komunën e juaj e ne ju inkurajomë për vullnetin dhe energjinë tuaj dhe jemi mbështetës në këto projekte me qëllimin e vetëm që qytetarëve të Kosovës të ju krijojmë kushte më të mira për jetë” ka thënë Thaçi./rajonipress/