FIDANISHTJA

Thaçi: Vizita ime në SHBA u bë në momentin e duhur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se ka marrë zotime nga dy kampet politike amerikane për mbështetjen e Kosovës.

Thaçi duke folur për vizitën e tij në SHBA, theksoi se roli i SHBA-ve duhet të jetë rol udhëheqës për Ballkanin Perëndimor.

“Unë dua t`i siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka dilemë sa i përket angazhimit të SHBA-ve për Kosovën. Administrata e re e SHBA-ve do të vazhdojë të jetë afër Kosovës”, ka thënë Thaçi në Info Magazinë, transmeton Telegrafi.

Rreth kritikave për vizitën e tij në këto momente kur në SHBA po ndërrohet administrata, presidenti Thaçi ka thënë se çdo prezencë e çdo lideri të Kosovës në SHBA duhet të jetë lajm i mirë, e jo të zërë vend për kritika

FITORJA

“Vizita ime në SHBA ka qenë në momentin e duhur për të filluar kontaktet e para me presidentin e ri”, u shpreh Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova madje është në avantazh në këtë drejtim, pasi që është vendi i parë që ka vendosur kontakte direkte dhe lidhjet me kabinetin e ri.

“Kosova është në një pozicion më të favorshëm se të gjitha vendet e tjera të rajonit, sa i përket raportit me SHBA-në. Kosova është vendi i parë që ka vënë kontakte me administratën e re të këtij shteti”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.