FIDANISHTJA

Thaçi: Vizioni i partive politike të jetë gjithëpërfshirja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marr sot pjesë në ceremoninë e organizuar Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), që ka organizuar një pritje me temën “Liderët e së nesërmes”.

Duke folur për kontributin e NDI-s në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se partitë politike janë themeli i pluralizmit dhe i demokracisë, prandaj është për t’u vlerësuar lartë puna që bëhet në fuqizimin e partive politike.

Sipas tij, skena politike kosovare është pasuruar vazhdimisht, ku partitë politike janë shndërruar në forume në të cilat artikulohen politikat për të ardhmen e Kosovës.

“Është e rëndësishme që ta ushqejmë vazhdimisht këtë proces të debatit për politikat që zbatojmë në shtetin dhe në shoqërinë tonë. Trajnimet e NDI kanë kryer mu këtë detyrë, të ushqejnë dhe të intensifikojnë këtë debat”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se evenimenti i sotëm ka një segment edhe më të rëndësishëm që është përfshirja dhe fuqizimi i rolit të gruas dhe të rinjve në partitë politike.

“Partitë politike në aktivitetet e tyre duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Politikat e partive politike duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Vizioni i partive politike duhet të jetë gjithëpërfshirës. Kam dëgjuar fjalë të mira për programin e NDI që keni ndjekur”, ka thënë ai.

Presidenti ka theksuar se ardhmja e Kosovës do të jetë e sigurt nëse liderët e të ardhmes do të promovojnë vlerat e gjithëpërfshirës, të dialogut e të bashkëpunimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.