Eko Higjiena

Thaçi: Vitia me Nexhmedin Arifin kryetar do të përfitoj shumë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Viti – Fitorja e Nexhmedin Arifit, bashkë me partnerët e koalicionit, është e sigurt sepse kryetari Arifi është njeri i mirë, lider i mirë dhe kryetar i mirë. Me të në krye Vitia do të përfitoj sepse kryetari Arifi do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, pa dallim ka thënë Hashim Thaçi.

Salla e madhe e Shtëpisë së Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’ ishte shumë e vogël për qytetarët e shumtë të cilët kishin ardhur për ta përkrahur kryetarin e ardhshëm të komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Vullneti i shumicës së qytetarëve të komunës së Vitisë natyrisht se është për Partinë Demokratike të Kosovës, për kryetarin Arifi. Tubimi i mbajtur sot, në kuadër të fushatës së balotazhit, është reflektim i përcaktimit të drejtë të qytetarëve të Vitisë për vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetarin Arifi.

Këtë tubim të madh e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, Abdyl Bajrami, i cili duke i falënderuar të pranishmit për mbështetjen e madhe të tyre, theksoi se PDK, dega në Viti, është duke punuar me seriozitet dhe përkushtim, në bashkëpunim edhe me strukturat e AAK-së dhe AKR-së, dega në Viti, për të dal fitues të sigurt në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

Ndërkaq tubimin e përshëndetën edhe Kryetari i AAK-së, dega në Viti, Visar Demiri, dhe Kryetari i AKR-së, Enver Ukshini.Këta të dy theksuan se bashkë me strukturat e partive të tyre përkrahin fuqishëm kryetarin Arifi.

Më pas fjalën e morri kryetari Arifi, i cili duke i uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit, i falënderoi të gjithë për angazhimin e tyre të madh.

GRANDEMALL

Ai tha se në mandatin e tij të ardhshëm përveç që do të qeverisë mirë dhe ndershëm, në përputhje me dispozitat bazë të sistemit juridik-pozitiv në Kosovë, do të qeverisë bashkë me qytetarët e komunës së Vitisë me qëllim të sajimit të Vitisë Europiane.

Sipas tij në mandatin e ardhshëm Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, do të investoi në komunën e Vitisë më shumë se 22 milion euro. Në fund ai u premtoi gjithë qytetarëve të Vitisë se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim, dhe se do të jetë i përgjegjshëm.

Tubimin madhështorë e bëri fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij fitorja e Nexhmedin Arifit, bashkë me partnerët e koalicionit, është e sigurt. Kryeministri ndër të tjera tha se kryetari Arifi është njeri i mirë, lider i mirë dhe kryetar i mirë. “Me të në krye Vitia do të përfitoj sepse kryetari Arifi do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, pa dallim”.

Në këtë takim morën pjesë edhe Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Arsim Bajrami thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.