Hidromorava

Thaçi: Veprimi i opozitës i shëmtuar, nuk kanë argument të ballafaqohen me mazhorancën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, në emisionin “Ora e Fundit” të Klan Kosovës, duke folur për ngjarjen e ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka dënuar rëndë veprimin e opozitës.

“Reagimi i deputetëve të opozitës, ka qenë i papranushëm, jo i duhur dhe i shëmtuar për Kosovën. Vetë ata që kërkojnë gjëra të tilla, raportime, e bllokojnë punën e Kuvendit”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

“Pengesa për të prezantuar, apo raportuar për marrëveshjet, kanë qenë pengesa të pajustifikushme dhe të dëmshme për opinionin publik kosovar. Por edhe një pamje e keqe e Kosovës përballë ndërkombëtarëve”, u shpreh Thaçi.

Seanca e ditës së sotme u ndërpre nga një aksion i opozitës ku ata gjuajtën vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa.

Në seancën e ditës së marte Mustafa do të raportonte për marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel.

Mirëpo, pavarësisht që ai tentoi tri herë që në foltoren e Kuvendit të raportojë për këto marrëveshje, kjo gjë nuk u mundësua nga opozita.

Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit me malin e Zi, dyuke thënë se Kosovës nuk i është marrë asnjë pjesë e territorit të saj.

HW

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, askush nuk mund të kontestojë kufinjtë e Kosovës. Nuk i është dhënë askujt asnjë metër katror e Republikës së Kosovs”.

Zëvëndëskryeministri u bënë thirrje opozitës që të kuptojnë me të vërtetë realitetin e Kosovës.

“Opozita nuk kanë argument që të ballafaqohen me mazhorancën. Unë ritheksoj se në vend të atakimeve të motivuara politikisht, ata duhet të ulen dhe të analizojnë marrëveshjet e jot ë flasin, duke mos ditur realitetin në Kosovë”.

Ai gjithashtu tha që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka arsye të ketë zgjedhej të parakohshme para vitit 2018. Çështja e Presidentit është çështje tjetër, ne duhet të plotësojmë marrëveshjet e arritura me partnerin e koalicionit”.

Kurse për kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit ai e shikon si qesharake.

“Tërheqja e nënshkrimit është çështja më qesharake, e më jo politike që mund të ndodh. Ai është shprehur se opozita është e pashpresë. Opozita është e pashpresë, e shohin vetëm zi, terr dhe jo progres”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.