Thaçi: Vendosëm themelet demokratike të shtetit

Me rastin e shënimit të 6-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka organizuar një ceremonisolemne në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Të pranishëm në Ceremoni ishin kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi. Kryeministri Hashim Thaçi dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai është shprehur se Qeveria e Kosovës ka arritur të vendosë themelet funksionale të shtetit demokratik në tërë territorin e saj.
“6 vite me herët, Kuvendi miratoi Kushtetutën, dhe 9 prilli shënohet si dita me e rëndësishme pas asaj të pavarësisë. Qeveria ka arritur të vendosë themelet e shtetit funksional demokratik në tërë territorin e saj”, është shprehur Thaçi.
Ai ka theksuar se kanë arritur të themelojnë administratën që kujdeset për shtetin dhe shteti kujdeset për të.
“Si obligim i kapitullit të parë të Kushtetutës kemi arrit t’a vendosim sovranitetin dhe integritetitn territorial duke garantuar këtë sovranitet me policët tanë duke përfshirë të gjithë kufijtë, duke përfshi edhe Jarinjën dhe bërnjakun”, deklaroi Thaçi.
Pas një procesi të qartë është arritur të definohet sektori i sigurisë së Kosovës dhe është vendosur që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Thaçi është shprehur se beson se nesër do të vendosen amendamentet duke e zëvendësuar FSK-në me FAK.
Ndërsa Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e 6 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, është shprehur se miratimi i Kushtetutës ishte një akt historik për Republikën e Kosovës.
“Republika e Kosovës sot është më afër integrimeve evropiane për aq sa jemi të gatshëm për sundim të rendit dhe ligjit”, theksoi Jagjaga.