UBT

Thaçi: Vendimi për Haradinajn – shokues dhe provokues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se mbajtja e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë – të paktën deri me gjashtë prill – është, pos tjerash, provokim për Kosovën.

Ndërsa vet vendimin e sotëm për Haradinajn e ka cilësuar si paradoksal e të papranueshëm.

“Është një vendim krejt i padrejtë, i papranueshëm i drejtësinë franceze, dhe disa shtete ende për fakt të keq po i respektojnë aktakuzat e kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe qeverisë së Serbisë”, pohoi Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Jemi shokuar me këtë vendim krejt të panevojshëm, të papranueshëm dhe të pajustifikueshëm”.

“Seria nuk harron dhe përpiqet të hakmerret, por befasia është nga Franca me tërë ndihmën e saj për Kosovën dhe ky sot është paradoks i panevojshëm, prandaj e kemi pritur me shqetësim dhe e vlerësojmë të papranueshëm”.

Mobi Casa

“Haradinaj e ka vendin në familjen e tij në politikën kosovare dhe në institucionet e Kosovës”.

Presidenti pohoi se “shteti (Kosova) është përpjekur maksimalisht t’i kryej obligimet e veta dhe t’u japë përgjigje këtyre akuzave edhe për Haradinajn dhe të tjerëve që janë në ato lista”.

“Kam diskutuar edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih për këto lista, por përgjigja ka qenë që Kosova duhet të punojë me shtete individualisht”.

“Por, autoritetet kosovare kanë bërë maksimumin që mund të bëhet – kemi treguar qartë se Serbia s’ka juridiksion mbi Kosovën”.

“Shpifjet dhe akuzat janë të kohës së Milloeshviqit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.