Eko Higjiena

Thaçi vë agjendën qeveritare në funksion të partisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria nuk ka mbajtur një mbledhje këtë të mërkurë, ndonëse kjo është dita kur gati gjithherë i ka zhvilluar takimet javore të rregullta. Potencialin kryesor e ka orientuar në parafushatë.

Kryeministri Hashim Thaçi është më aktivi nga qeveritarët në aktivitetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 8 qershor. Agjendën qeveritare e ka vënë në funksion të partisë së tij, PDK. Nën logon e ekzekutivit, gjatë gjithë kësaj jave ka realizuar nga dy aktivitete për ta promovuar platformën e PDK-së, “Misioni i Ri”.

FIDANISHTJA

Kësisoj, gjatë ditës ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve të Komunës së Prishtinës. Një komunikatë shtypi që tregon për këtë aktivitet, është lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty citohet Thaçi të ketë thënë: “Ne kemi arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri, duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues”… (“Koha Ditore”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.