ARKATANA

Thaçi vazhdon betejën për anashkalim të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të hënën Zyra e Presidentit Hashim Thaçi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese sqarimet shtesë lidhur me kërkesën për interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Thaçi ka kërkuar nga Kushtetuesja të dijë nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti konsiderohen të ratifikuara ose nëse ato patjetër duhet të miratohen nga Kuvendi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në fillim të shtatorit presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Thaçi kishte kërkuar që Kushtetuesja të sqaronte nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti pa pasur nevojë që ato të dërgohen në Kuvend për miratim me votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve. Por gardiania e Kushtetutës kishte kërkuar sqarime shtesë nga parashtruesi i kësaj kërkese.

ARKATANA

Këto sqarime Zyra e Thaçit ia ka dërguar të hënën Gjykatës. Por kërkesa e Thaçit po vlerësohet si tentim për ta anashkaluar Kuvendin e Kosovës në ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare që pritet të arrihet me Serbinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.