FITORJA

Thaçi: Ushtria është punë e kryer, e mbështesin vendet më të fuqishme të botës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për media para takimit të liderëve të Ballkanit në Bruksel.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës është punë e kryer, ka marrë mbështetjen e fuqishme prej vendeve më të fuqishme të botës, transmeton lajmi.net.

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës për ne është punë e kryer, ka marrë mbështetjen e fuqishme prej vendeve më të fuqishme të botës. Ka marrë janë mbështetje edhe para fillimit të punës së seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe nga tetë vende të Bashkimit Evropian që dolën publikisht me deklaratën e tyre të përbashkët në mbështetje të së drejtës sovrane të Kosovës për themelimin e ushtrisë”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe gjatë punimeve të këshillit të Sigurimit ishte një mbështetje shumë e fuqishme prej të gjitha vendeve që janë pjesë e angazhimeve për liri dhe pavarësi.

UBT

“Dëshiroj të falënderoj të gjitha këto vende, SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Poloninë, Kuvajtin dhe vendet e tjera të cilat I dhanë mbështetje të fuqishme në këtë drejtim, por tek e fundit ky është një vendim i Kosovës, i të zgjedhurve të popullit të vendit, i institucioneve të vendit. Prandaj, tani duhet vetëm të fokusohemi në zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, profesionalizimin. Ushtria e Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik, në gjithë territorin e Kosovës, dhe duhet të fokusohemi në hapat e mëtutjeshëm për NATO, për procesin e partneritetit për paqë dhe integrimin në NATO”, ka thënë mes tjerash presidenti.

Prandaj, thotë Thaçi se themelimi i Ushtrisë është punë e kryer, e aksceptuar edhe në rrafshin ndërkombëtarë, tani mbetet përgjegjësia jonë të punojmë edhe më tepër. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.