Hidromorava

Thaçi: Universitetet përcaktojnë edukimin e gjeneratave te reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka prit në takim rektorin dhe dekanët e universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit, të cilët i ka falënderuar për punën që po bëjnë në emancipimin dhe krijimin e kuadrove të reja në këtë rajon të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Që nga themelimi ju keni pasur mbështetjen time. Roli i Universitetit të Gjilanit është përcaktues në edukimin dhe krijimin e kuadrove në rajonin e Anamoravës dhe më gjerë. I vlerësojmë lart përparimet që keni bërë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërkaq, rektori i universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi, ka treguar se tashmë stafi akademik është duke u plotësuar, derisa numri i studentëve është rreth 5 mijë.

United Hospital

“Studentë nga universiteti i Prishtinës dhe rajonit po kthehen në Gjilan, gjë që tregon për cilësinë në rritje”, ka thënë ai.

Në këtë takim të presidentit Thaçi me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Gjilanit u diskutua edhe për nevojën e krijimit të një hapësire më të madhe për universitetin, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë./Gazeta Express/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.